PS kundër tunelit të rrugës TR-EL, Rama: Shpifje e Berishës
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka cilësuar shpifje akuzat e sotme nga Kryeministri Berisha ndaj opozitës. Në një reagim të tij në rrjetin social twitter Rama shkruan:
"Shpifja e dites:PS kunder tunelit te rruges TR-EL!Fakti eshte se PS ka votuar ne parlament pro huase per tunelin"shkruan ai.
Gjatë ditës Kryeministri Berisha mori pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve të rrugës Tiranë-Elbasan, ku ndërsa tha se autostrada së bashku me tunelin përbën autostradën me impaktin më të madh për qytetarët shqiptar, ai gjithashtu ftoi opozitën të vizitojë rrugën si një akt pendese për ergjitë negative që i kanë atribuar kësa rruge.
"Ftoj opozitën në një vizitë kolektive, si një akt pendese, sepse pendesa është tipar i njeriut të qytetëruar.Ftoj të vijnë ta vizitojnë për ta kuptuar që çfarë energjie negative krijuan në Parlament kur votohej buxheti për këtë autostradë. Të gabosh është njerëzore por të mos korrigjohesh është marrëzi prandaj uroj dhe shpresoj që të pendohen për veprimin e tyre" tha Berisha.