Tërmeti, Olli: Dëmshpërblimet në varësi të dëmit
TIRANE- 1.3 miliard lekë është shuma e akorduar nga këshilli i Ministrave që ka filluar të shpërndahet në familjet e dëmtuara nga tërmeti i rënë në qarkun e Dibrës. Drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli ka pohuar se janë 1437 familje të cilat do të përfitojnë ndihmë financiare, prej të cilave 957 kanë hapur llogari bankare ku do tu depozitohen menjëherë paratë.
Olli shpjegon se shuma që këto familje do të marrin do të jetë në varësi të dëmtimeve të pësuara.
“Shifra e vënë në dispozicion të familjeve varion, pra ka shifra të nivelit të ulët, të mesëm dhe të lartë. Kjo kryesisht i përket shkallës së dëmit që ka patur secila familje. Cmimet janë vendosur në bazë të Entit Kombëtar të banesave, në bazë të manualeve që përdor shteti në raste të tilla” shpjegoi Olli.
Sipas drejtorit të Emergjencave Civile, caktimi i dëmshpërblimit nuk ka qenë i vonuar për faktin se kanë qenë mbi 2000 shtëpi të verifikuara përpara dy javësh. Aktualisht, sipas Ollit asnjë familje nuk jeton në cëdër dhe gjendja e banorëve është shumë herë më e mirë në krahasim me ditët e para të rënies së tërmetit. (e.n/News24/BalkanWeb)