E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS lëshon thirrjen e radhës: Protesta deri në largimin e qeverisë

Tiranë, 25 Prill NOA Partia Socialiste kujtoi mesditën e sotme se po na ndajnë sot vetëm pesë ditë nga protesta e madhe popullore ku shqiptarët do t i tregojnë këtij pushteti që nuk qeveris, por sundon me vendim gjykate, se kupa është mbushur dhe se Sali Berisha e qeveria e tij nuk e gëzojnë më mbështetjen e popullit.

Në përpjekje për të pasur sa më shumë njerëz në 30 prill, deputeti socialist Blendi Klosi në daljen e sotme për mediat tha se do të bashkohemi të gjithë së bashku në bulevardin e Tiranës në një protestë të pandërprerë deri në largimin e këtij pushteti ilegjitim.

Klosi tha se në vigjilje të datës 30 prill, të protestës në bulevardin e Tiranës ku tha se njerëzit do të mblidhen për të protestuar deri në largimin e kësaj qeverie, Klosi lajmëroi se ditën e hënë kësaj proteste pritet ti bashkohen qytetarët e Durrësit, ashtu siç i janë bashkuar asaj deri më sot qytetarët e Tiranës, Korçës, Elbasanit, Lezhës, Gjirokastrës, Shkodrës, Kukësit e Vlorës.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›