E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, marrëveshje me Sindikatën e Minatorëve

Partia Socialiste dhe Sindikata e Minatorëve kanë arritur në një marrëveshje bashkëpunimi. Sindikata ka vendosur të mbështesë partinë më të madhe të opozitës, në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, pasi ka parë se kjo forcë politike është e vetmja që përfaqëson denjësisht interesat e kësaj shtrese të shoqërisë dhe se ka program dhe vizion të ri qeverisës. "Berisha nuk na dëgjoi asnjë nga kërkesat tona dhe tregoi mungesën e vullnetit për t‘i realizuar ato", nënvizoi Fiqiri Xibri, kreu sindikatës. Ndërkohë, Partia Socialiste, vlerëson se shoqëria shqiptare i detyrohet minatorëve dhe familjeve të tyre. Në këto 18 vjet të mundimshme tranzicioni, sipas selisë rozë, nuk kanë përfituar atë që i takon nga të ardhurat që shteti mbledh prej punës që ata kryejnë. Njëkohësisht, Partia Socialiste angazhohet se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me minatorët e Shqipërisë për të komunikuar dhe më pas formuluar instrumentet konkrete për plotësimin e kërkesave të tyre. PS në parim është dakord me kërkesat e minatorëve të përfaqësuar nga sindikata dhe siguron se do të sensibilizojë në çdo rrethanë Kuvendin e Shqipërisë mbi çështjet e minatorëve dhe se do t‘i mbështesë ato.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›