E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas ushqimit, pishinat të rrezikshme për infeksionet intestinale

 

Infeksionet bakteriale në ngarkim të aparatit gastro-intestinale nuk kanë për origjinë vetëm ushqimin. Mesa duket rreziku për t’u prekur nga infeksionet bakteriale nëpërmjet ushqimit është e barabartë me atë të së infektuarit nëpërmjet notit në pishinë.
Të paktën kështu thuhet në një studim, të publikuar në revistën “The Journal of Infectious Diseases”, në të cilin janë marrë në shqyrtim rastet e një kampioni prej 298 të rinjsh amerikanë, me moshë me pak se 19 vjeç, të cilët kanë shfaqur infeksion intestinal bakterial gjatë 2 viteve. Duke analizuar të dhënat e testeve laboratorike dhe zakonet e të rinjve, të rinjtë kanë shfaqur një incidencë të lartë ndaj infeksioneve që nuk merren nga ushqimi, me një predominim i shqetësimeve enterike, që shkaktoheshin nga noti në pishinë. 
Gëlltitja e pavullnetshme e ujit, që përmban mikrobe, duket se bëhet një burim i mirë për të shfaqur shenja të një infeksioni bakterial. Jo vetëm kaq, por edhe kontakti me ujin e një vaske me lëkurën dhe mukozën mund të shkaktojë infeksion nga Escherichia coli apo Shigella. Studimi ndihmon në sensibilizimin e frekuentuesve të pishinave, që të mos pinë absolutisht ujë. Gjithashtu rekomandohet përdorimi i vaskave, pasi të jenë dezinfektuar apo dhe larja e duarve pas përdorimit të hidro-sanitareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›