E Diel, 1 Nëntor 2026

PS miraton dekretet e Moisiut

22/02/2005  Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka miratuar dje dy dekretet e Presidentit të Republikës, për anëtarin e Gjykatës së Lartë dhe Komisionit Kombëtar të Letrave me Vlerë. Besnik Ymeri dhe Ardian Dvorani janë dy nga kandidaturat, për të cilat socialistët kanë rënë dakord që të mbështesin në votimin në seancë plenare për postin në Gjykatën e lartë. Ndërkohë që Ksenofon Kristafi dhe Përparim Kola, janë dy konkurrentët për postin e anëtarit të Komisionit Kombëtar të Letrave me Vlerë. Të katër propozimet do të kalojnë për votim në seancë plenare, ku do të japin votën e tyre dhe deputetët e opozitës. Megjithatë të katër emrat kanë marrë dhe mbështetjen në komisionin parlamentar të ligjeve, duke mos krijuar debate të ashpra mes forcave politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›