E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Rama kërkon mbështetjen e PES. "BE, politikë të re për vendet e rajonit"

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkon mbështetjen e partive socialiste europiane që shqiptarët të mund të levizin pa viza drejt vendeve të rregjimit shengen. Duke folur në Konferencën e PES për Ballkanin që po zhvillohet në Sarajeve, Rama theksoi vullnetin e partisë që ai drejton për realizimin e kësaj aspirate.

“Kalimi përmes Sarajevës për të ardhur në këtë takim, ishte me të vërtetë një moment shumë i vecantë për mua, por, njëkohësisht, e kisha të pamudnur të kuptoja sesi ka mundësi që pas kaq vjetësh, ne ende nuk gëzojmë lirinë të lëvizim nëpër Europë pa viza. Prandaj në këtë konferencë mendoj që është rasti për të kërkuar mbështetje për mundësimin e udhëtimit të lirë nëpër Europë pa viza për ne, ashtu si dhe për të gjithë qytetarët e tjerë të Europës apo dhe të këtij rajoni” tha Rama.

Lideri socialist u ndal dhe në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit në BE. Rama tha se unioni nuk duhet të zbehë ambicjet dhe standardet në marrëdhëniet e saj me vendet e Ballkanit perëndimor.

“Anëtarësia në BE është projekti ynë politik i transformimit dhe i demokratizimit. është e rëndësishme që të ndërtojmë Europën në vendet tona, por është po ashtu e rëndësishme që Europa të mos i zbehë ambiciet dhe standardet në marrëdhëniet e saj me vendet e Ballkanit perëndimor. Objektivi i BE në Shqipëri nuk mund të jetë më thjesht stabiliteti. Vetëm një politikë e re dhe një vizion i ri mund ta avancojë axhendën europiane për Ballkanin perëndimor dhe për shoqëritë këtij rajoni. Në këtë kontekst ne duhet të përpiqemi shumë që ta sjellim Europën më pranë qytetarëve tanë,kjo është sfida jonë” tha Rama.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komitetit Ndërkombëtar për Europën Juglindore, Rama ftoi përfaqësuesit e PSE të organizojmë takimin e radhës në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›