Sekretari i Përgjithshëm i NATO–s: “Ndërkombëtarët i pranuan zgjedhjet”
Autori i Lajmit: Redaksia
Sekretari i Përgjithshëm i NATO–s Anders Fogh Rasmusen deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Sali Berisha se çështja e zgjedhjeve mund të quhet e mbyllur për ndërkombëtarët. I pyetur në lidhje me bojkotin e opozitës, Rasmusen, theksoi se “komuniteti ndërkombëtar e ka njohur mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet”. Duke u ndalur në bojkotin e opozitës, shefi i NATO-s theksoi se Partia Socialiste duhet të angazhohet në mënyrë pozitive në zhvillimet e vendit. “Së pari, mendoj se komuniteti ndërkombëtar e ka njohur mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet. Ndërsa në lidhje me pjesën e parë të pyetjes suaj, nga përvoja ime e gjatë si anëtar i Parlamentit në vendin tim, mendoj se mënyra më e mirë për të fituar influencën, gjithashtu edhe për opozitën, është që aktualisht të jetë e angazhuar pozitivisht në jetën politike, duke përfshirë edhe zënien e vendeve në Parlament”, - tha Rasmusen.
Meta-Rasmusen
Vlerësime për sigurinë në Ballkan
“Gjendja aktuale e sigurisë në Ballkan, përbën një histori suksesi”, - kështu ka deklaruar nga Tirana, shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Anders Fogh Rasmussen. “Në përgjithësi, gjendja e sigurisë në Ballkan përbën një histori suksesi dhe synimi im është që të gjitha vendet anëtare të tij, ti shohim një ditë anëtare të NATO-s. Kjo, pasi mendoj që integrimi euroatlantik do të jetë provë stabiliteti për rajonin”,- tha ai. Në lidhje me Kosovën, ai ka deklaruar se “kemi parë përparim të qartë në këtë vend nga pikëpamja e sigurisë dhe jemi të mendimit se ajo përbën një histori suksesi”. “Dhe kjo do të bëjë që të pakësohen trupat në Kosovë, por reduktimi i tyre i plotë do të bëhet vetëm pas studimit të situatës së thellë të sigurisë në këtë vend”,- tha më pas, ai. Në fund, ka falënderuar palën shqiptare për angazhimin e saj në misionet paqeruajtëse.
“Është e rëndësishme që ne në Afganistan tua lëmë drejtimin vetë afganëve dhe kjo është shumë e rëndësishme ndaj ne u bëjnë thirrje gjithë aleatëve të NATO-s që të kontribuojnë”,- shtoi Rasmusen.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010