Ministri i Bujqësisë në krye të Komitetit të Mbrojtjes së Pronave
03/02/2005 Pranë Ministrisë së Bujqësisë do të ngrihet Komiteti i Mbrojtjes së Tokës si dhe Inspektoriati Shtetëror. Ministri i Bujqësisë do të jetë kryetar i Komitetit dhe do të ndihmohet nga 12 anëtarë, që do të jenë nëpunës të lartë në Ministrinë e Mjedisit, në Pushtetin Vendor etj. Komiteti do të mblidhet jo më pak se një herë në 6 muaj, ku do të analizojë të gjitha raportet si dhe do të marrë masat përkatëse. Vendimet merren kur janë prezent më shumë se 50 për qind e anëtarëve dhe kur votojnë pro ose kundër më shumë se 50 për qind e të pranishmëve. Komiteti ka detyrë bashkërendimin e punëve ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Mjedisit dhe të institucioneve të tjera për të gjitha veprimtaritë që kryhen mbi tokën bujqësore. Komiteti do të ketë strukturat e veta dhe në qarqe. Propozimet e komisioneve të qarqeve do të kalojnë për të marrë vendim këshillit të qarkut apo të komunave. Në rast se këta këshilla marrin vendim, ato bëhen të detyrueshme për t'u zbatuar. Kur vërehen moszbatime të detyrimeve, që rrjedhin nga ligjet, komisioni propozon marrjen e masave administrative për struktura të veçanta, që kanë përgjegjësitë për mbrojtjen e tokës.
Inspektoriati
Inspektoriati Shtetëror do të funksionojë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe në përbërje do të ketë agronomë ose inxhinier gjeodet. Jashtë këtyre profesioneve nuk do të lejohen anëtarë. Inspektoriati kontrollon veprimtarinë e Komitetit të Pronave dhe inspektoriateve në qarqe. Ai ka të drejtën e propozimit të masave disiplinore, në rast se do të vërehen shkelje. Inspektoriati Shtetëror bën kontrolle të programuara dhe të papritura si për Komitetin e Mbrojtjes së Tokës, ashtu dhe në strukturat në qarqe. Gjobat dhe masat disiplinore, që ka të drejtë të marrë ky inspektoriat, do të vendosen pas hyrjes në fuqi të ligjit. Sipas propozimit të Qeverisë, Inspektoriati do të jetë ngritur brenda muajit mars, kur do të nisë dhe nga puna.