Kronologjia e zhdukjes

03/02/2005 15 dhjetor 2004
Irena Seli dhe burrri i saj, Agim Musho pronar i kompleskit “Bruno”, nisen në një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri. Ata udhëtojnë me makinën e tyre deri në Itali, ndërsa marrin tragetin nga porti i Triestes për në Durrës.
16 dhjetor 2004
Personeli i portit të Durrësit, vulos pasaportat e dy bashkëshortëve të cilat mbërrijnë në Durrës. Agim Musho thotë se gruaja është larguar në këtë moment, pasi e kishte lënë tek makina. Familja e Irenës, thotë se ajo nuk ka mbërritur në Durrës.
20 dhjetor 2004
Pas publikimit të ngjarjes, Agim Musho paraqitet në komisariatin e policisë numër 2 të Tiranës dhe denoncon zhdukjen e gruas, katër ditë pas ngjarjes. Policia fillon veprimet e para të hetimit, pyetet paraprakisht Agim Musho për rrethanat e ngjarjes.
23 dhjetor 2004
Pasi mësojnë se bashkëshorti i Irenës ishte larguar në Gjermani, familja e të zhdukurës shkon në Durrës dhe bën kallëzim penal për ngjajen. Hetuesit e policisë marrin deklarimet e personave të afërt. Ata thonë se Irena kishte hipur në tragetin që është nisur nga Trieste, pasi kishte folur me motrën e saj në Gjermani.
12 janar 2005
pas disa hetimeve paraprake, policia e komisariatit numër 2 në kryeqytet, ia kalon dosjen Prokurorisë së Tiranës. Fillojnë hetimet për rrëmbim personi.
16 janar 2005
Agim Musho nga Gjermania, thotë se zhdukja e Irena selit, ka qenë një ngjarje dhe një inskenim i planifikuar prej saj. Musho e akuzon ish-gruan e tij për lidhje intime me një punonjës të policisë.
18 janar 2005
Merren në pyetje në prokurorinë e Tiranës, vëllai dhe daja i Irenës. Ata shprehin dyshimet e para për vrasje, ndaj Agim Mushos ndërsa thonë se ai është larguar në Gjermani, pa mësuar asgjë për të shoqen.
19 janar 2005
Dosja penale për zhdukjen e Irena Selit, i kalon për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hetuesit e këtij institucioni thonë se dosja ka vetëm tri prova dhe se verifikimet e ngjarjes janë neglizhuar
21 janar 2005
Hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kthehen nga qyteti i Durrësit, pa arritur të marrin një konfirmim, nëse Irena ka mbërritur aty apo jo. Vërtetohet fakti se, pasaportat e udhëtarëve janë vulosur në traget
22 janar 2005
Njëri prej udhëtarëve të ardhur nga Italia në datën 15-16 dhjetor, emri i të cilit ndodhet në të njëjtën listë me Agim Mushon dhe Irena Selin, thotë se nuk ka udhëtuar në një traget me gruan e zhdukur dhe burrin e saj. Jam nisur nga Bari dhe kam mbërritur në Durrës në orën 13.00. Agim Musho dhe Irena Seli janë nisur nga Trieste dhe kanë mbërritur në Durrës në orën 14.00 të datës 16 dhjetor
23 janar 2005
Sekuestrohet në Durrës dokumentacioni i udhëtimit të pasagjerëve me tragetin “Venezia” të linjës Trieste-Durrës. Fotografohen ambientet e tragetit, me qëllim përcaktimin e saktë të pozicionit të udhëtarëve që kanë qenë në afërsi të kabinës dhe vendqëndrimit në traget të Agim Mushos dhe Irena Selit
24 janar 2005
Grupi hetimor në Durrës deklaron se policia italiane e Triestes dhe kompania e udhëtimit, konfirmojnë se Irena Seli ka hipur në traget dhe se emri i saj gjendet konform të gjitha përshkrimeve dhe procedurave të udhëtimeve ndërkombëtar, në listat e pasagjerëve
2 shkurt 2005
Agim Musho dhe i biri Bruno kthehen nga Gjermania dhe merren në pyetje nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda deri në orët e vona të darkës