Stop, banesave në tokat bujqësore

03/02/2005 Grupet e inspektorëve në rang qarku do të ushtrojnë kontrolle të shoqëruar nga policia ndërtimore
44 milionë lekë në shërbim të ruajtjes së hapësirave kultivuese
Pas 12 vjet dëmtim të tokës bujqësore është vendosur ngritja e një strukture që do të ndalojë ndërtimet e paligjshme. Tashmë, çdo banesë që do të ngrihet në tokën bujqësore do të shembet që në fillesë. Për këtë, nga Qeveria me një projektligj të veçantë, është propozuar ngritja e një strukture të posaçme inspektoriati, në rang qarku, që do të ushtrojë kontrolle në të gjithë hapësirën e tokës bujqësore. Inspektorët në zbatimin e detyrës së tyre do të shoqërohen nga policia ndërtimore. Me këtë vendim, pronarët nuk do të kenë të drejtën që të ndërtojnë çfarë dëshirojnë në tokën e tyre, por do të veprojnë vetëm pasi të kenë marrë lejet përkatëse. Në rast se leja nuk do të jepet, shansi për legalizimin e banesës së paligjshme në një periudhë të dytë nuk do të jepet, pasi gjoba dhe prishja e ndërtimit do të jenë masat konkrete. Veç ndërtimeve të paligjshme në vendimin e qeverisë është kërkuar marrja e masave për mbrojtjen e tokës nga erozioni apo dëmtimet e tjera artificiale apo natyrale. Paralelisht me Inspektoriatet e qarqeve, qeveria ka vendosur të miratojë Komitetin Shtetëror të Mbrojtjes së Tokës Bujqësore si dhe Inspektoriatin Shtetëror të Mbrojtjes së Tokës.
Inspektoriati i Qarkut
Inspektoriati i Qarqeve do të krijohet brenda muajit mars të vitit 2005. Në përpërbje të tij do të jenë agronomët dhe inxhinier gjeodetët. Punonjësi i emëruar në inspektoriat pajiset me kartën e posaçme të nënshkruar nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit. Ky inspektoriat ka detyrë të bëjë programin e kontrollit për të gjithë territorin e qarkut. Inspektimi bëhet të paktën dy herë në vit, sipas metodikave të posaçme. Objekti i kontrollit janë masat për rehabilitimin e tokës bujqësore si dhe vendimet që janë marrë në lidhje me të, gjatë periudhave pararendëse. Pas çdo kontrolli hartohet një raport i posaçëm me vërejtjet dhe me vlerësimet përkatëse. Veprimtaria e inspektoriatit do të ketë mbështetjen e policisë ndërtimore. Kërkesën për pjesëmarrjen e policisë ndërtimore në inspektim e paraqet kryetari i këshillit të qarkut tri ditë para kontrollit. Në total do të ketë 40 inspektorë për 12 qarqet që ka Shqipëria. Shpenzimi për zbatimin e këtij ligji do të jenë 44.190 mijë lekë. Ngritja e kësaj strukture është mbështetur në ligjin e miratuar një vit më parë, për ruajtjen e tokës bujqësore. Në të parashikohen gjobat për personat që bëjnë ndërtime në tokë bujqësore si dhe prishjen e objektit. Por për të konkretizuar masat është propozuar ngritja e inspektoriateve që do të japin të dhënat mbi shkeljet dhe që do të propozojnë masat konkrete.
Detyrat
Sipas ligjit, Komiteti i Mbrojtjes së Tokës dhe Inspektoriatit do të kenë detyrë përmirësimin e sistemit të kullimit dhe të ujitjes në hapësirën e tokës bujqësore. Gjithashtu një çështje e rëndësishme është renditur përmirësimi i masave antierozive, nëpërmjet ndërtimit ose ngritjes së disa veprave të veçanta antierozive, si pyllëzime, kanalizime të ujërave të larta, prita malore etj. Në këtë mënyrë është rihedhur nevoja për pyllëzimin e zonave të rrezikuara, duke penguar gërryerjen e tokës nga uji. Ndërsa dhe mbrojtja e brigjeve të lumenjve është vlerësuar si një pikë kujdesi nga Inspektoriati dhe strukturat e tjera më të larta. "Përmirësimi i masave mbrojtëse në brigjet e lumenjve, rrjedha e të cilave kalon mes dy qarqeve, do të jetë detyrë e Komitetit dhe inspektoriateve", thuhet në projektligjin e miratuar ditën e premte prej qeverisë. Gjithashtu, këto struktura do të kenë detyrë mbrojtjen në tërësi të tokës nga ndërtimet e paligjshme. Specialistët e kanë vlerësuar këtë draft tejet të rëndësishëm dhe që do të pengojë shkatërrimin e mëtejshem të tokës bujqësore.