E Diel, 1 Nëntor 2026

“PS nuk ka garanci për zgjedhje normmale”

Autori i Lajmit: red.
Socialistët kanë qenë skeptikë për sa i përket zhvillimit normal të zgjedhjeve më 28 qershor, pasi sipas tyre, infrastruktura e këtyre zgjedhjeve është akoma jotransparente. Kryetaja e Grupit Kuvendor të PS-së, Valentina Leskaj, nënvizoi në prani të ndërkombëtarëve, dy ditë më parë, se socialistët nuk kanë garancinë që do zhvillohen zgjedhje me standarde. Leskaj tha se “duhet bërë ndarje e qartë mes këtyre dy qasjeve, pa dyshim që kjo kërkon vullnet të fortë. Zgjedhjet e ardhshme të 28 Qershorit, që vijnë menjëherë pas Samitit të Strasburgut, janë prova e parë e seriozitetit. Në fakt ne ende sot diskutojmë për cilësinë e zgjedhjeve, pasi nuk e kemi garancinë që do kemi zgjedhje në standarde për sa kohë që ka probleme lidhur me infrastrukturën e sidomos me kartat e identitetit. Natyrisht, zgjedhjet janë më imediatet, po jo të vetmet”, - tha kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist, Valentina Leskaj.

Ky lajm është publikuar: 25/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›