E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet 2009:Listat paraprake, një muaj në shkelje të afatit

Autori i Lajmit: Suela Topi
Katër muaj para zgjedhjeve të përgjigjshme, Qeveria nuk ka publikuar ende listat paraprake të zgjedhësve. Zyrat e Gjendjes Civile në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore duhet të kishin publikuar një muaj më parë listat paraprake në mënyrë që çdo zgjedhës të verifikonte emrin e tij në listë. Por problemet me dublikatet si dhe pengesa të tjera ligjore kanë penguar këtë proces. Ekzekutivi ka deklaruar se janë zhdukur përfundimisht dublikatet nga regjistri elektronik por ndërkohë del një tjetër problem, ligji “Për Gjendjen Civile” i cili po diskutohet në Kuvend. Ky ligj krijon përplasje me Kodin Zgjedhor përsa i përket votimit të studentëve, ushtarëve apo dhe personave të tjerë vendqëndrimi i të cilëve është i ndryshëm nga vendbanimi i tyre. Prej mëse dy javësh Komisioni i Ligjeve nuk ka mundur të gjejë një riformulim të drejtë për nenin 14 të ligjit “Për Gjendjen Civile” i cili krijon përplasje me Kodin Zgjedhor tashmë të miratuar me konsensus. Komisioni kishte parashikuar që dje ti jepej zgjidhje përfundimtare kësaj çështje por mungesa e relatorit të projektligjit ka shtyrë mbeldhjen duke lëmë pezull dhe këtë pikë.
Projekligji
Në projekligjin e ardhur së fundi nga Qeveria thuhet që regjistrimi i shtetasve me të drejtë vote bëhet edhe në qytetet ku ata banojnë përkohësisht, por ku nuk figurojnë të kenë pasaportizimin e tyre. Kjo pikë ka krijuar një problem të madh mes mazhorancës dhe opozitës e cila ende nuk ka gjetur zgjidhje. Opozita pretendon se ky nen cë non rëndë zgjedhjet pasi favorizon manipulimet politike me listën ende të papublikuar të zgjedhësve, ndonëse kanë kaluar të gjitha afatet. Por kjo mungesë konsensusi ndikon dhe në publikimin e listave paraprake të shtetasve për të cilën nuk dihet nëse duhet të zbatohet Kodi Zgjedhor apo ky ligj i ri i Ekzekutivit. Kështu të gjithë ata shtetas që për arsye pune, arsimimi, shërbimi ushtarak, trajtimesh shëndetësore afaqata në qendrat sptalore, vuajte dënimi apo dhe detyra të tjera të kësaj natyre e kanë ende të paqartë nëse do të votojnë ne vendin ku banojnë aktualisht apo atje ku kanë pasaportizimin e tyre.
Afatet
Me miratimin e datës së zgjedhjeve në 14 janar, janë përcaktuar qartë afatet që kishin në dispozicion Zyrat e Gjendjes Civile për përgatitjen e listave paraprake. “Jo më vonë se 15 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve zyrat e gjendjes civile nën autoritetin e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore dhe në zbatim të ministrit që mbulon pushtetin vendor harton listën paraprake të zgjedhësve për çdo zonë qendre votimi duke nxjerrë nga bazat e të dhënave elektronike të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile të njësisë përkatëse të gjithë shtetasit që do të mbushin moshën 18 vjeç deri në datën për zhvillimin e zgjedhjeve”, - thuhet në pikën e parë të nenit 49 të Kodit Zgjedhor.
Ky lajm është publikuar: 25/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›