E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS organizoi mbrëmë mitingun “Rama ra”

Kryesocialisti organizoi incidente dy ditë radhazi, futi mbështetësit e tij në korridorin para kryeministrisë dhe klithi në vakinë elektorale që kishte thirrur vetë, por s’mundi të fshihte dështimin që pret politikën e vjetër të Ruçëve, Gjinushëve e pinjollëve të brezit të dytë të nomenklaturës komuniste
Ishte më se e dukshme mbrëmë dallimi mes dy mitingjeve përmbyllëse të PD-ës dhe PS-ës, që u zhvilluan dje në të njëjtën orë, vetëm disa dhjetëra metër larg njëri-tjetrit.
Ndërsa ajo që ishte e dukshme në mitingun e PD-ës, ku nuk mungonte veç pjesëmarrjes si asnjëherë të mbështetësve të kësaj partie edhe entuziazmi që nuk pushoi për asnjë sekondë të vetme, ishte po aq e dukshme edhe në mitingun e PS-ës, por në sensin e kundërt, ku mungesës së mbështetësve të kësaj partie në atë copë segmenti të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, saktësisht përballë gjatësisë së godinës së kryeministrisë, i mungonte edhe entuziazmi.
Më shumë se me çdo gjë, ai mitingu i mbrëmshëm i PS-ës, i ngjante organizimit të një procesioni funeral, i tipit “Rama ra”.
Në fakt, këtë fund të tij vetë Edi Rama e kishte parandjerë shumë më herët se mbrëmja e djeshme, kur ai pas preteksteve e tekeve foshnjarake, arriti dje që të fusë opozitën në korridorin përballë godinës së kryeministrisë. Në fakt, në fakt, që prej gjysmës së një dite më parë dhe natës midis të enjtes e të premtes, provokoi dhe organizoi incidente, që ngelën në kufijtë e qesharakes. Qesharakja më shumë se me çdo gjë arriti kulmin, kur shihje, bie fjala paraditen e djeshme, Ditmir Bushatin apo Arbian Maznikun që sforcohesh në kufijtë e prodhimit të gazrave nga ai vendi në fund të shpinës, në tentativë për të zhvendosur një karroatrec, që ju dukej se i kishte zënë rrugën, apo edhe të ndonjë furgoni policie.
Dhe për ironi të atyre pamjeve të pjesës së parë ët ditës së djeshme, mbrëmja në mitingun e PS-ës, ishte asgjë më shumë se konfirmimi i dështimit të parashkruar i ditës së diel, i kësaj partie, por mbi të gjitha i Edi Ramës, kreut të PS-ës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›