E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidati i PSV91 padit Moisiun

 

TIRANE - Vetëm pak ditë pas padisë së dy kandidatëve për deputetë ndaj ish-presidentit Alfred Moisiu, një tjetër padi është regjistruar në emër të tij në Gjykatën e Tiranës. Këtë radhë në rolin e paditësit është Nazmir Bilani, që në zgjedhjet e sotme garon për Partinë Socialiste të Vërtetë ‘91. Sipas padisë që do të shqyrtohet nga gjyqtari Kreshnik Omari, kandidati për deputet Bilani akuzon ish-presidentin Moisiu për shpifje. Bilani ishte një nga emrat, që për koalicionin “Për Parlament të pastër” të kryesuar nga Moisiu, nuk ishte i denjë për të qenë në Parlament. Për të njëjtin motiv ish-presidenti Moisu u padit pak ditë më parë edhe nga kandidatët për deputet Vangjel Tavo dhe Asllan Dogjani.                 a.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›