E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përqindja më e ulët e votuesve, në zgjedhjet e ‘97

 

Vetëm në zgjedhjet e viteve 1991 dhe 1992 ka pasur pjesëmarrje maksimale të zgjedhësve në votime, ndërsa në këto 18 vite përqindja e votuesve ka qenë e ulët. Ndër vitet e ardhshme, pjesëmarrja ka ardhur duke rënë, duke zbritur në 50% pjesëmarrësve në votime. Në votimet e para të zgjedhjeve pluraliste, sipas statistikave të ndryshme mësohet se kanë votuar 99% e votuesve, ku më 31 mars 1991, sipas rezultateve zyrtare të asaj kohe, nga 1.984.933 votuan 1.963.254, ose 99%, ndërsa vota të vlefshme ishin 1.862,381, në masën 95%. Kjo ka qenë pjesëmarrja më e madhe, që lidhej edhe me zgjedhjet që ndryshuan sistemin politik në vend në pluralizëm. Ndërsa në zgjedhjet lokale të korrikut të vitit 1992 numri total i zgjedhësve ishte 1.988.795, ndërsa pjesëmarrës në votime kishte 1.405.066, ose 70.65% e votuesve. Pjesëmarrja më e ulët në votime është regjistruar në votimet e 29 qershorit 1997, të cilat u mbajtën në një kohë pas trazirave të ndodhura. Edhe pse KQZ-ja nuk ka një shifër zyrtare, vota të vlefshme kanë qenë 1.302.050, ndërsa pjesëmarrja në votime llogaritet në 43%. Në vitin 2001, në zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit është rritja e përqindjes së votuesve në krahasim me katër vitet e shkuara. Nga 2.499.238 zgjedhës të regjistruar në votime morën pjesë 55.59 për qind e zgjedhësve. Në votimet e fundit parlamentare është regjistruar një pjesëmarrje që nuk e kalon 50%. Mbi bazën e rezultateve zyrtare të KQZ-së morën pjesë 49.23% e zgjedhësve. Në këto votime për herë të parë parashikohet të merren të dhëna të sakta për numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje, pasi për herë të parë aplikohet një teknologji e veçantë. Në votimet e kësaj radhe pritet që të realizohet përcaktimi i pjesëmarrjes në votime, në çdo KQV në orare të ndryshme, si dhe pas mbylljes së votimit në ora 19.00. Në këto votime, që janë të shtatat për zgjedhjen e Kuvendit, mësohet se janë regjistruar 3 milionë e 80 mijë zgjedhës.

te dhenat

Përqindja e votuesve në 6 zgjedhjet parlamentare

31 mars ‘91     1.963.254       99%

22 mars ‘92     1.826.124    90%

26 maj ‘96      1.896.481     89%

29 qershor ‘97     1.302.050     43%

24 qershor ‘01       2.499.238     55.59%

3 korrik ‘05       2.850.821    49.23%

Në 1997 jepen vetëm votat e vlefshme, jo pjesëmarrja në votime të zgjedhësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›