E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendbanimet, gjykata refuzon 32 leje votimi

 

TIRANE – Plot 32 persona, banorë të Tiranës, duhet të udhëtojnë me dhjetëra dhe qindra kilometra sot, nëse duan të votojnë. Janë personat, të cilëve gjykata e kryeqytetit ua ka rrëzuar kërkesën për leje votimi pranë vendbanimeve të tyre në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtarë të Gjykatës së Tiranës, deri në orët e pasdites së djeshme plot 32 personave iu është rrëzuar kërkesa për leje votimi. Pasi nuk kanë gjetur emrin në listat zgjedhore, qytetarët i janë drejtuar gjykatës. Gjatë shqyrtimit, të kërkesave gjykata ka konstatuar se emrat e tyre figuronin, në vendbanimet e tyre të mëparshme në qytetet veriore apo jugore të vendit. Sipas vendimeve të togave të zeza “atyre nuk iu është mohuar e drejta e votimit”. Sipas gjyqtarëve, qytetarët kanë pasur kohë të mjaftueshme, që në momentin e publikimit të listave paraprake, për të rishikuar dhe ndryshuar regjistrimin e emrit të tyre në listën përfundimtare zgjedhore. a.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›