Bashkepunim per reformen Meta Pakt kombetar per integrimin

"Në emër të LSI-së unë dua të apeloj për angazhimin e të gjitha forcave politike për realizimin e një pakti kombëtar për integrimin, që del jashtë kornizave dhe interesave partiake me qëllim pikërisht arritjen e një momenti pozitiv gjatë dy muajve të ardhshëm.
Për këtë ne apelojmë që me fillimin e sesionit të ri parlamentar të ngrihet menjëherë komisioni parlamentar për reformën zgjedhore dhe njëkohësisht apelojmë që të miratohen menjëherë të gjitha ligjet me shumicë të cilësuar, pasi paketa prej thuajse 16 ligjesh është e gatshme dhe pret vetëm miratimin"-tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.