PS, plani për monitorimin e procesit të kartave të identitetit
Strukturat vendore të socialistëve raportojnë dhe informojnë çdo ditë Shtabin Elektoral për ecurinë e procesit. Si do të denoncohen rastet nëse shtetasve të varfër do t’u premtohen karta në shkëmbim të votës
Shaban Sulçe
Partia Socialiste po ndjek me shumë vëmendje procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit. Në kushtet e refuzimit të maxhorancës për krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar, për monitorimin e këtij procesi, monitorimi u është besuar të gjitha organizatave dhe strukturave vendore të selisë rozë. Kryesia qendrore e Partisë Socialiste u ka dërguar një udhëzim të gjitha këtyre strukturave vendore për të verifikuar ecurinë e procesit të shpërndarjes së kartave të identitetit, për të evidentuar problemet që po hasen, si dhe për të kontrolluar dhe parandaluar çdo mundësi manipulimi nga ana e strukturave qeveritare me kartat e identitetit. Sipas burimeve në Partinë Socialiste, Shtabi Elektoral dhe selia qendrore për çdo ditë me radhë po merr informacion në lidhje me këtë çështje, nga pothuajse çdo qytet dhe komunë e vendit, pas raportimeve të organizatave dhe strukturave të bazës socialiste.
Problemet
Problemet e konstatuara deri tani nga Partia Socialiste në lidhje me ecurinë e shpërndarjes së kartave të identitetit janë të shumta. Këto probleme lidhen kryesisht me vonesat në fillimin e këtij procesi, ku sipas selisë rozë në më shumë se 80% të njësive vendore ky proces nuk ka nisur ende, ose rezulton i bllokuar. Gjithashtu një tjetër shqetësim i raportuar nga strukturat bazë të Partisë Socialiste ka qenë mangësitë në listat që ka shpallur Ministria e Brendshme të personave që nuk kanë pasaportë, të cilëve u jepet përparësi për pajisjen me karta identiteti. Sipas selisë rozë, shumë emra personash që nuk kanë pasaporta në përdorim mungojnë në këto lista. Sipas konstatimeve të bëra nga Partia Socialiste, numri i shtetasve shqiptarë të cilët nuk kanë në përdorim pasaporta ndërkombëtare, janë më shumë se 730 mijë personat të cilët gjenden në listën e përgatitur nga Ministria e Brendshme. Socialistët vendorë u është kërkuar me insistim të denoncojnë menjëherë në shtabin qendror në rast se strukturat qeveritare do të premtojnë apo do tu shpërndajnë karta identiteti falas, në shkëmbim të votës, kryesisht për shtetasit me gjendje të rënduar ekonomike.
Kërkesat
Partia Socialiste, në mënyrë të vazhdueshme ka shprehur shqetësimin e saj për rrezikun që u kanoset zgjedhjeve të 28 qershorit, si rezultat i vonesave dhe problemeve të shumta që po shoqërojnë procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit. Për këtë arsye selia rozë ka bërë një sërë propozimesh, të cilat, sipas saj, do të ndikonin që procesi i shpërndarjes së kartave të identitetit të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses. Kështu, propozimet e PS-së kanë qenë hapja urgjente e zyrave përkatëse për aplikimin në të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit, krijimi i kushteve për njoftimin dhe lehtësimin e procedurave për shtetasit që nuk janë të pajisur me pasaportë, duke përcaktuar afate kohore konkrete. Kërkesa e tretë e PS-së në drejtim të qeverisë është përmbushja e detyrimit ligjor për të bërë transparencën maksimale të procesit të aplikimit, si dhe ndërmarrja e një fushate publicitare më të efektshme në median qendrore dhe atë lokale. Propozimi i katërt ka qenë ngritja e komisionit Ad-Hoc, i cili deri sot rezulton një kërkesë e zvarritur nga ana e maxhorancës.
28 Shkurt 2009