E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS, politikë naive cenon konsensusin, Presidenti i ri do të zgjidhet nga PD”

14-01-2012 / Gazeta 55

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi gjatë një deklarate për mediat analizoi zhvillimet politike në vend. Kreu i ligjvënësve demokratë komentoi prishjen e konsensusit nga ana e PS-së, duke deklaruar se 14 nëntori kulmoi me një marrëveshje konsensuale PD-PS, për ligjet e integrimit dhe në këtë pakt ishin të përfshira dhe miratimi i ligjeve me 3/5. “Objektivi ynë, anëtarësimi në BE dhe opozita nuk duhet të prishë konsensusin, ashtu sikundër s’mund të bëjë politikë naive”, u shpreh Patozi.
Gjithashtu, në intervistën e tij, Patozi foli dhe për reformën zgjedhore, e konkretisht për kërkesën e PS-së për ndryshimin e sistemit.
Sipas tij, sistemi nuk mund të ndryshohet sa herë që ka zgjedhje. Ndërkohë që ndalur në ngjarjet e 21 janarit, kryetari i grupit kuvendor të PD-së theksoi se “duhet që në vend të vihet drejtësia, pasi 21 janari ishte dhunë për pushtimin e Kryeministrisë”.
Në vlerësimin e tij, Shqipëria e Ramës është një Shqipëri virtuale. Por duke mos anashkaluar dhe një nga çështjet më të rëndësishme përgjatë këtij viti, ajo e zgjedhjes së Presidentit të ri, Patozi në intervistën e tij e cilësoi si një paradoks qëndrimin e opozitës ndaj këtij momenti. “Opozita tallet duke ngritur një grup pune për zgjedhjen e kandidaturës për President. Mazhoranca nuk ka arsye të diskutojë zgjedhjen e Presidentit, por nuk përjashtohet mundësia e kandidaturave nga strukturat e PD. Për mazhorancën e rëndësishme që Presidenti të dijë të lexojë Kushtetutën”, deklaroi Patozi, gjatë intervistës së tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›