E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria mbi të gjitha”, fierakët firmosin kundër

23/03/2011  Kreshnik Spahiu, në Fier për çështjen e regjistrimit të popullsisë

FIER- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, zhvilloi një takim në ambientet e teatrit “Bylis” me Shoqatën për Integrim dhe Bashkim Kombëtar, si dhe me shoqatën për mbrojtjen dhe ruajtjen e kombit në kuadër të regjistrimit të popullsisë me baze etnie dhe feje. Në fjalën e tij Spahiu theksoi se kjo çështje është me rëndësi kombëtare që përfshin të gjithë shqiptarët prandaj të gjithë duhet të kemi një slogan “Shqipëria mbi të gjitha”. “Ka ardhur koha, ka thënë Spahiu, që të lëmë mënjanë të gjitha ndasitë fetare, etnike dhe të mendojmë më tepër për rëndësinë e çështjes kombëtare”,-ka thënë Spahiu. Mbi të gjitha është vendi ynë, kauza jonë është Shqipëria”,- ka thënë Spahiu. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të komitetit për zgjidhjen dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare. Spahiu theksoi se identiteti shqiptar dëmtohet pikërisht nga ky regjistrim për shkak të megalomanisë greke dhe sqaroi se do të bashkohej pro aleancës kuq e zi pikërisht për të dalë kundër formularit, i cili përfshin regjistrimet fetare një shtet që është asnjanës në çështjet fetare. "Ne jemi këtu për të mbrojtur një shtet, rendin juridik dhe sigurinë e identitetit të çdo shtetasi”,-ka thënë Spahiu. Të drejtat e shtetit shqiptar për të vendosur në mënyrë të pavarur sovrane. Ne mendojmë se spekulimet në këtë çështje nuk do japin garanci sepse të gjithë do të hidhemi për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar”,-ka thënë Spahiu. Ndaj kemi ndërmarrë iniciativa për t’i përçuar ato dhe për të mbrojtur të drejtat e shumicës dhe pakicës në shtetin shqiptar". Edhe historiani Pëllumb Xhufi tha për këtë çështje se Shqipëria ka pranuar minoritetin grek në vendin tonë, ndërsa i vetmi vend që nuk pranon minoritetet është Greqia. Takimi është përshëndetur edhe nga kreu i aleancës kuq e zi Gjergji Peshkëpia. Në fund të takimit në sallë është lexuar edhe një peticion dërguar faktorit ndërkombëtar për çështjet e kombit shqiptar. Qindra qytetarë fierakë kanë nënshkruar peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi bazën etnike dhe fetare. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›