E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampioni evropian me dy fakultete

TIRANË - Nga kampioni olimpik Sa Jaehyouk e ndanë 25 kilogram në Pekin 2008, tri vjet jetë më pak dhe 60 gram peshë trupore më shumë. Erkand Qerimaj, ende 20-vjeçar, mund të ëndërrojë për një medalje olimpike 4 vjet më tej në Londër, edhe aty në palestrën e dalë boje dhe mode ku stërvitet. 19 kg më lart se ai, armeni 25-vjeçar Gevorg Davtyan fitoi medaljen e bronzit në kryeqytetin kinez, gjë që i jep shpresë Qerimajt pasi të 12 peshëngritësit që e kaluan në renditje ishin më të mëdhenj në moshë se ai.

Erkandi është një djalë me dëshirë për të mësuar, me ambicie që përbesë nuk i mungon. Duke qenë në lule të moshës optimizmi i rrezatohet edhe pa të folur apo pa të hedhur sytë. E ka me shumë qejf BMË-në e tij, ashtu si edhe kafenë që pi bashkë me trajnerin Kovaçi dhe babanë e tij tek lokali me emrin e madh “Churchill”, brenda tribunës së stadiumit “Qemal Stafa”. Që aty, vendi i tij i stërvitjes është shumë pranë, vetëm disa dhjetëra metra.

Jeta rrjedh bukur për shkodranin. Tani që ende nuk po stërvitet me ngarkesë të plotë, ka kënaqësinë të ndjekë përditë dhe me vëmendje shkollën në “Marin Barleti”. Ai është në vit të tretë dhe përveç diplomës së juristit aty kërkon edhe një diplomë në Akademinë e Kulturës Fizike, ku sapo ka hedhur hapat e parë. Me 20 vite mbi supe Erkandi është një nga shpresat reale të peshëngritjes shqiptare, bashkë me Gerti Trashën apo Briken Caljen. “Ka shumë vullnet, aq sa disa herë duhet ta ndalosh sepse është edhe i lodhur”, - thotë Kovaçi, ndërsa shqetësohet për të gjetur video të garave të kampionëve olimpikë, botërorë apo evropiane. Ia tregon Erkandit ato pamje filmime për ta familjarizuar me stilin e tyre, për ta bërë të besojë se edhe ai mund të jetë në shkallën më të lartë të podiumit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›