E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkë me Obamën

Shqiptaro-amerikanët festuan zgjedhjen e kandidatit demokrat Barak Obama për president të SHBA-ve. Në shtabet zgjedhore të demokratëve mbrëmë kanë qenë të pranishëm qindra shqiptarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, duke festuar zgjedhjen e presidentit të tyre të preferuar, demokratit Barak Obama.

“NEW YORK CITY”: Shqiptaro-amerikanët festuan zgjedhjen e kandidatit demokrat Barak Obama për president të SHBA-ve. Në shtabet zgjedhore të demokratëve mbrëmë kanë qenë të pranishëm qindra shqiptarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, duke festuar zgjedhjen e presidentit të tyre të preferuar, demokratit Barak Obama. Kryesisht të rinj shqiptaro-amerikanë i kanë dhënë mbështetje të madhe, duke derdhur edhe fonde simbolike në adresë të Obams.
Ata ishin pjesë e adoleshentëve amerikanë të racës së bardhë, të cilët duke menduar edhe në ndonjë rast krejt ndryshe nga prindërit e tyre, ndihmuan me nga 100 dollarë dhe ndoshta edhe më shumë fushatën e kandidatit me ngjyrë, Barak Obama. Por edhe votuan dje për presidentin afrikano-amerikan, Barak Obama, dhe i gëzuan votës së tyre së ajo nuk shkoi “dëm”, por shkoi në Shtëpinë e Bardhë.
Shqiptaro-amerikanët kanë ditur dhe janë treguar të zgjuar deri tani në çdo fushatë për president. Ata sikur t’i ketë mësuar dikush, dinë dhe si të ndahen gjithmonë, sipas grupimeve të tyre në të dy kampet politike. Shqiptarët e Amerikës mbështesin, përkrahin e kontribuojnë jo vetëm në fushatë presidenciale, por edhe në aktivitete e veprimtari me karakter lobimi si demokratët, ashtu edhe republikanët. Ata kanë dhënë fonde të mëdha për kandidaten për presidente brenda radhëve të demokratëve, Hilari Klinton; kanë dhënë edhe për republikanin Xhon Mekein. Por ka pasur simpatizantë të Obamës, që kanë marrë pjesë edhe në një fushate zgjedhore fondmbledhëse në Nju Jork. Kjo ka ndodhur, pasi ndonjëri prej tyre mendohet se e ka ndjekur programin e tij me kujdes, duke u shndërruar në simpatizantë të Obamës dhe mbështetës e përkrahës i tij, megjithëse asnjëri prej tyre nuk harron kurrë çiftin Klinton, atë çka ata bënë e bëjnë për Kosovën.
Për çdo shqiptaro-amerikan është e qartë zëvendëspresidenti Joe Biden, mik i madh i shqiptarëve në Amerikë, dhe familjen Klinton, Hilari dhe presidenti Klinton, të cilët kanë eksperiencë dhe gëzojnë imazhin se luftojnë për të drejtat e njeriut dhe se kanë mbështetur fuqimisht çështjen shqiptare në Amerikë, sidomos e angazhuar maksimalisht për luftën në Kosovë, çlirimin e saj dhe deri tek pavarësia.
Por edhe një sërë figurash të tjera nga Partia Demokrate amerikane, të cilët njihen mirë dhe janë dëshmuar si miq të mëdhenj të shqiptarëve në Amerikë, si Medelin Ollbrait, ish-sekretari i Shtetit në administratën “Klinton”, arkitekti i Dejtonit dhe njeriu që i dha fund luftës në Bosnjë, diplomati i fortë Riçard Hollbruk; gjenerali në pension Ueseli Klark, ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, ambasadori Frank Uizner, ish-negociatori që udhëhoqi bisedimet e palës amerikane për bisedimet për pavarësinë e Kosovës etj., që bënë shqiptarët e Amerikës të bëhen simpatizantët e Barak Obamës, të besojnë tek aftësitë e tij për t’u integruar me të gjithë komunitetet.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që vazhdimisht gjatë kësaj fushate, por edhe dje ne zgjedhje, të kishte edhe grupe shqiptarësh nga ata që menduan dhe votuan për kandidatin me ngjyrë, afrikano-amerikanin Barak Obama, ish-senatorin e Ilinoisit.
“Barak Obama është kandidat i vizionit të freskët në politikë, njeri i revolucionit moral dhe logjik në zgjedhjen e problemeve sociale që rëndojnë botën sot, me një peshë depresive. Duke filluar me rindërtimin e kredibilitetit amerikan e deri tek reduktimi i burokracisë në Uashington”, thonë disa nga votuesit e përkrahësit shqiptarë të presidentit të 44-rt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obamës.
Megjithëse është mëse e vërtetë dhe nuk ka ndryshuar aspak mbështetja për heroin e luftës së Vietnamit, njeriut të karakterit të fortë, senatorit të Arizonës, Xhon Mekein, si një zë i fuqishëm i shqiptarëve në Capitoll Hill.

Bleron Baraliu, shqiptar i Amerikës, i cili ka lindur në Kosovë, një prej ekspertëve me origjinë shqiptare që drejton një prej grupeve më të fuqishëm financiarë në botë, “Zais Grup”, është fitues i çmimit “30 Under 30”, që u jepet talenteve të reja më në zë në bursën ndërkombëtare të Nju Jorkut. Ai udhëheq sot në “Grupin Zais” qarkullimin e rreth 4 miliardë dollarëve në ditë, në forma të ndryshme instrumentesh financiare dhe është ndoshta ndër të parët dhe i vetmi shqiptar i Amerikës deri tani, që të paktën ka biseduar rastësisht dhe ka pozuar me Presidentin e 44-rt të SHBA-vë, presidentin e parë historik afrikano-amerikan, Barak Obama.
Bleron Baraliu citohet të ketë thënë se, “çështjen shqiptare nga ndonjëri, nuk ka më aspak dyshim se një intelektual i cilësisë së Obamës do ta mbështesë në një perspektivë të ngjashme si presidentët e tjerë në lidhje me çështjet shqiptare. Në fakt, me Obamën synimi do të ishte një përkrahje më konkrete saç është dëshmuar nga kandidatët e mësipërm, për të ndërtuar një relacion të vërtetë amerikano-shqiptar si në fushën ekonomike, ashtu edhe në atë politike”, mendon Bleron Baraliu, një prej ekspertëve me origjinë shqiptarë të Uoll Stritit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›