E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS prezanton strategjinë e integrimit

24/04/2005  Partia Socialiste e Shqipërisë do të zhvillojë sot aktivitetin “Dita e Integrimit”, ku do të shpallet publikisht platforma e Partisë Socialiste për integrimin euroatlantik dhe global. Ermelinda Meksi, Kastriot Islami, Adriana Berberi, Igli Toska, Vjollca Ibro, Edlira Haxhiymeri dhe Marko Bello do të japin qëndrimet e tyre mbi çështjet e integrimit, duke kërkuar mbështetjen dhe për 4 vitet e ardhshme. Folësit do të prezantojnë shkurtimisht zhvillimet kryesore në fushat respektive dhe vizionin e Partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme me synimet kryesore për integrimin evropian, anëtarësimin në NATO dhe një rol aktiv të politikës se jashtme shqiptare në rajon dhe në zhvillimet globale. Në pjesën e dytë të takimit, folësit do t’u përgjigjen pyetjeve të auditorit, lidhur me aspekte të ndryshme të integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike. Prezantimi i kësaj strategjie do të jetë vetëm një ditë para takimit, që do të zhvillohet mes Task Forcës së Shqipërisë dhe asaj të Bashkimit Evropian, ku do të zhvillohen diskutimet mbi çështjet ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›