E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të hënën nis diskutimi për pronat

24/04/2005  Ditën e hënë, në Kuvendin e Shqipërisë do të nisë diskutimi për çështjen e metodikës së vlerësimit të çmimit të tokës. Burimet kanë bërë të ditur se do të jetë Komisioni i Ekonomisë që do të japë vlerësimet përfundimtare mbi të drejtën e pronave. Sipas deklaratave të dhëna në Kuvend, propozimet e Komisionit të Bujqësisë mbi disa shtesa në metodikë do të votohen në Komisionin e Ekonomisë. Kjo sepse ky është komisioni më kyç në vlerësimin e tokës. Në propozimin e Komisionit të Bujqësisë çmimi i tokës truall do të shkojë deri në 750 euro. Ndërsa në metodikë do të parashikohet vendosja e çmimit për tokat kontinentale (zonat turistike, që janë në kodra dhe male) si dhe e tokave që janë pranë hidrocentraleve. Ndryshe nga këto propozime, në Komisionin e Ekonomisë nuk është bërë asnjë ndryshim, ndaj dhe është kërkuar që ato të rishikohen nga Komisioni i Ekonomisë. Pritet që drafti të votohet në seancën e ditës së enjte, për të vijuar më pas me studimin e të gjitha kategorive të tokave dhe me kthimin real të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›