PS, pronarët dhe ish-të përpjekurit pjesë e programit
Autori i Lajmit: red.
Drafti i ri
Pronarët dhe ish-të përndjekurit do të jenë pjesë e programit politik të Partisë Socialiste. Edhe pse një parti e majtë, selia rozë pranon të japë alternativa zgjidhjeje për këto kategori, të cilat, sipas saj, për vite me radhë, nuk mund ta zgjidhin problemin e tyre. Deputeti socialist Pandeli Majko ka sqaruar gjithashtu se një tjetër çështje ku do të bazohet programi politik i socialistëve është përmirësimi i marrëdhënies mes votuesve dhe politikës shqiptare. Majko thotë se PS po përpiqet të rikuperojë vetveten. Asambleja Socialiste e zhvilluar ditën e shtunë vendosi ngritjen e një grupi pune për hartimin e programit të ri politik. Brenda 25 tetorit ky grup pune duhet të ketë përcaktuar dhe piketat kryesore të programit.
Deklarata
“Programi i ri politik do të ketë si bazë riparimin e marrëdhënieve të plasaritura deri në imoralitet mes votuesve dhe politikës”, - thotë njëri prej eksponentëve kryesorë të PS-së, Pandeli Majko. Ai veçon disa çështje që politika, sipas tij, i ka lënë pa zgjidhje si ajo e pronësisë dhe ish-të përndjekurve politike, të cilat deri tani janë konsideruar si çështje të programit politik të së djathtës shqiptare. “Shteti shqiptar, në marrëdhënie me pronarët, është në kufijtë e një krimi të mirëfilltë ekonomik. Problem mbetet edhe çështja e legalizimeve, ndërsa lëvizja e njerëzve nga qyteti në fshat nuk ka nisur mirë”, - thotë Majko. Ai ka pohuar se e majta po përpiqet të rikuperojë vetveten brenda një logjike të caktuar, sepse argumenton ai, votuesit duhet të votojnë pro ose kundër një projekti dhe jo pro apo kundër dikujt. “Ne nuk kemi kuptuar thelbësoren: marrëdhënien e plasaritur mes votuesve dhe politikës”, - shton ligjvënësi socialist. Majko, në vijim të argumentit të tij, krahason politikën e sotme me atë të 30 viteve më parë, ndërsa pohon se PS po sheh edhe gjenezën e saj. “Mund të duket e tepruar, por rivarrosja e dy figurave të veçanta të historisë, Fan Nolit dhe Ahmet Zogut, duhen kuptuar qartë. Zogu përbën gjenezën e së djathtës, ndërsa Noli, të së majtës. Këto dy figura mbeten aq të çuditshme përballë njëra-tjetrës, ashtu siç mbeten të çuditshme e majta dhe e djathta sot” , - shprehet me tej Majko. Vendimi për ngritjen e një grupi pune për hartimin e programit politik u mor të shtunën në Asamblenë Kombëtare të PS. Anëtarët e grupit për programin do të jenë Edi Rama, Rexhep Mejdani, Servet Pëllumbi Shkëlqim Cani, Valentina Leskaj, Olta Xhaçka, Vasilika Hysi Ermelinda Meksi, Besnik Baraj, Ervin Bushati, Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni dhe Pandeli Majko. Diskutimi dhe miratimi i këtyre dokumenteve do të bëhet në kryesinë e PS-së brenda muajit janar 2010, më tej në Asamblenë Kombëtare, brenda muajit shkurt për t u votuar në Kongres, i cili pritet të mblidhet brenda muajit prill. Për realizimin, mbarëvajtjen, monitorimin e këtij procesi në strukturat vendore angazhohen anëtarët e Asamblesë në bashkëpunim me këshillat socialiste të rretheve përkatëse. Sekretariati Ekzekutiv në bashkëpunim me drejtuesit e grupeve të punës ka përgjegjësinë e drejtimit dhe organizimit të të gjithë këtij procesi duke informuar periodikisht mbi ecurinë e procesit në mbledhjet e Asamblesë dhe kryesisë. Ndërkohë që kryesia duhet të miratojë brenda datës 25 tetor udhëzimin përkatës për zhvillimin e këtij procesi në strukturat e PS-së.
Ky lajm është publikuar: 20/10/2009