E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Angli, takim me laburistët

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është nisur dje drejt Anglisë për të zhvilluar takime me krerë të lartë të Partisë Laburiste. Burimet nga selia rozë pohojnë se gjatë kësaj vizite Rama pritet të përcjellë një informacion të plotë lidhur me situatën politike në vendin tonë, por veçanërisht me vendimet e opozitës për të bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë, si dhe zgjedhjeve të 15 nëntorit për pushtetin vendor. Rama ka informuar në mënyrë të vazhdueshme ndërkombëtarët për qëndrimet e PS-së. Në këtë kuadër, ai ka zhvilluar takime të vazhdueshme me trojkën evropiane në vendin tonë të përbërë nga kreu i OSBE-së, Robert Bosh, kreu i KE-së, Helmut Lohan dhe ambasadoren e Suedisë, Elisabeth Stam. Partia Socialiste ka bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë me pretendimin se janë vjedhur zgjedhjet e 28 Qershorit. Sipas tij, nuk do të shkohet në Kuvend deri në momentin kur të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve. Po me këtë argument janë bojkotuar dhe zgjedhjet e pjesshme në 5 njësi vendore, të cilat do të zhvillohen më 15 nëntor.
Ky lajm është publikuar: 20/10/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›