Zgjedhjet vendore, kryesia e PD cakton kandidatët
Autori i Lajmit: red.
Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar dje kandidatët e kësaj partie që do të garojnë për kryesimin e 5 njësive vendore në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. Kryesia e vogël e demokratëve ka vendosur mbrëmjen e djeshme që kandidatët e saj të jenë përkatësisht Gjolsh Pepkolaj në Bashkinë e Fierzës ku më parë ishte kryetar Besnik Dushajn, Muharrem Hoxha do të garojë për postin e kryetarit të komunës Otllak të qarkut të Beratit, e cila kryesohej nga Lefter Maliqi, për Bashkinë Klos në Dibër me ish-kryetar Bedri Hoxhën, do të garojë Ramazan Mjeshtri, ndërsa Alfred Qasa do të pretendojë të zërë vendin e mbajtur më parë nga Ndue Paluca, i cili kryesonte Bashkinë e Fushë-Arrëzit në qarkun e Shkodrës. Sot mbaron dhe afati ligjor që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kishte lënë partive politike për caktimin e komisionerëve. Kjo shtyrje ishte bërë më tepër për PS-në, së cilës i është dërguar dhe një letër ku i kërkohet të paraqesë komisionerët për zgjedhjet vendore të 15 nëntorit. Por PS, në emër të vendimit të Asamblesë Kombëtare, duket se nuk do të paraqesë asnjë propozim për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor. Mosngritja ende e KZAZ-ve pengon dhe procesin e paraqitjes së kandidatëve për zgjedhje. Deri më sot, vetëm Partia Demokratike dhe pjesërisht Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë dorëzuar propozimet, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk kanë paraqitur ende emrat në respektim të ligjit. Sipas Kodit Zgjedhor, këto katër subjekte janë të detyruara të propozojnë komisionerë. Ndërkohë, PS, sipas vendimit të marrë më 17 tetor në Asamblenë Kombëtare, ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit, duke mos propozuar emra për anëtarë të KZAZ-ve, ndërsa PBDNJ ka vendosur të jetë pjesë e këtij procesi zgjedhor që do të mbahet në pesë njësi vendore, ndonëse është parti e opozitës.
Ky lajm është publikuar: 20/10/2009