PS protestë në Tiranë: OSSH abuzim me faturat e energjisë
Socialistët zhvilluan një protestë në Tiranë dhe bllokuan për rreth 30 minuta një prej rrugëve të kryeqytetit. Ata protestuan për cmimet e larta dhe abuzive të energjisë elektrike. Përballë një dege të OSSH, deputetja Lindita Nikolla dhe deputeti Besnik Bare denoncuan rastet abuzive me faturat e energjisë.
"Shkolla '1 Maji', fatura në datën 28 i ardhur nga ky institucion shënon 8 mijë kilovat/orë energji elektrike, një faturë aforfe, edhe pse pranë shkollës funksionon sahati matës, dhe në datën 17 mars ai shënonte 3423 kilovat. Pra, vjedhja e mbi 4600 kilovat orëve energji elektrike nga buxheti, nga taksat tuaj", tha Lindita Nikolli.
"Ne shohim një qëndrim hipokrit, tallës të kryeministrit të vendit, i cili deklaron me paturpësi që ekonomia shqiptare është entuziaste. Kur në fakt ekonomia shqiptare rëndon në xhepat e të gjithë shqiptarëve në familjet e tyre", tha Besnik Bare.
Socialistët kanë vendosur të organizojnë protesta lokale në të gjithë Shqipërinë, për të shprehur shqetësimet e qytetarëve dhe do të finalizojnë ato në 30 prill përballë kryeministrisë.
Dorian Kodra < I mëparshmi