E Diel, 1 Nëntor 2026

PS reagon për emërimet e tre ambasadorëve: Janë të padrejta, pasi u bënë në prag të zgjedhjeve

Partia Socialiste e cilësoi të padrejtë miratimin e emrave të tre kandidatëve për ambasadorë të Shqipërisë në Gjermani, Portugali dhe Serbi, kur mbeten dhe 3 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare. Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, Arta Dade, tha sot në një pronocim për mediat se “3 muaj nga dita që do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, Kryeministri aktual nuk mund të emërojë ambasadorë të cilët presupozohet se do të përfaqësojnë shtetin shqiptar”. Sipas saj, “i takon Kryeministrit të ri që do të marrë mandatin e ardhshëm për të rikonsideruar këto emërime në emergjencë”. Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme miratoi sot emrat e tre kandidatëve për ambasadorë të vendit tonë në Gjermani, Portugali dhe Serbi. Kandidatët Valter Ibrahimi, i propozuar për ambasador në Gjermani, Edmond Trako, i propozuar për ambasador në Portugali dhe Shpëtim Çaushi, i propozuar për në Serbi, të tre diplomatë karriere, zhvilluan një seancë dëgjimore me anëtarët e këtij komisioni. Përfaqësuesit e PS-së nuk ishin të pranishëm, mungesë që u konsiderua e papranueshme nga anëtarët e maxhorancës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›