PS riperserit qendrimin kushtetezues per heqjen e imunitetit

Menjëherë pasi Konferenca e Kryetarëve ka vendosur të fusë në kalendarin e punimeve të Kuvendit shqyrtimin e propozimeve ligjore të Partisë Socialiste, që synojnë ndryshime të Kushtetutës, selia rozë, përmes sekretarit për çështjet ligjore Fatmir Xhafaj, bëri të qartë se opozita do të ndjekë dhe do të kërkojë të respektohen të gjitha procedurat ligjore në debatin që do të zhvillohet për këto propozime, për të cilat ftoi edhe maxhorancën t’i votojë.
Gjatë një konference për shtyp, ligjvënësi socialist ripërsëriti qëndrimin kushtetëzues të opozitës mbi heqjen e imunitetit. Ai tha se opozita do të votojë heqjen e imunitetit vetëm pasi të jenë miratuar propozimet e PS për ndryshimet në kushtetutë.
Fatmir Xhafaj theksoi ne konferencë për shtyp se ndryshe nga sa deklaron maxhoranca qeëndrimi i deritanishëm i deputetëve socialistë në kuvend nuk ka qenë bllokues, pasi sipas tij janë miratuar disa ligje të rëndësishme me shumicë të cilësuar.