PS shpërndan huliganët nëpër rrethe, dhunohen zyrtarët lokalë të PD-së dhe LSI-së
Zyrtarët lokalë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të fshatit Kutë në rrethin e Mallakastrës janë dhunuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste. Sekretari organizativ i PS-së, Pajtim Ismaili, mësohet të ketë goditur kryetarin e PD-së Besnik Murati dhe nënkryetarin e LSI-së Gentian Dervishaj, madje duke pranuar edhe autorësinë e këtij akti vandal. Dhuna dhe agresiviteti i njerëzve të Edvinit, ka marrë përmasa të gjëra në rrethe, teksa po synohet vazhdimit të përndiqen përfaqësuesit lokalë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në shenjë hakmarrjeje ndaj koalicionit të Integrimit. Pas goditjeve të ashpra që u ushtruan mbi një simpatizanti të PS-së Shasho Meta në Berat, se pse ai doli kundër klikës së demonstruar nga ylberistët Erjon Braçe dhe Ermonela Felaj, vala e agresivitetit u zgjerua drejt Mallakastrës. Ky reagim i shëmtuar dhe primitiv, e ka gjenezën tek urdhri i prerë i Edvinit për të përdorur çdo formë dhe mjet ndaj zërit kundërshtar në Partinë Socialiste dhe më gjërë. Kësisoj, për Edvinin vazhdojnë të mbeten disa hesape të pashlyera me njerëzit që denoncojnë veprimtarinë e tij të dyshimtë politike dhe kundër interesave të vendit.
...