Edvini nuk ndal çmendurinë në sheshin "Skënderbej", mazhoranca paralajmëron zbatimin e ligjit

Në një kohë kur Bashkia e Tiranës nuk ka marrë lejen e KRRT-së për zbatimin e planit belg në sheshin “Skënderbej”, Edvin Rama deklaroi sot se për të nuk përbën kurrfarë problemi mungesa e dokumentacionit dhe se është i vendosur për të çuar përpara aksionet e shkatërrimit të qendrës së kryeqytetit. Në këtë amulli veprimesh dhe kundërveprimesh të institucioneve vendimmarrëse, Bashkia e Tiranës, vazhdon të polemizojë dhe njëherazi të shpërfillë ligjet, përsa i takon planit rregullues të qendrës së Tiranës. Përmes një plani të paqartë dhe të bazuar në interesa të ngushta klienteliste, Edvini, përcolli sot kërcënimin absurd ndaj institucioneve shtetërore dhe qeverisë, se askush nuk do ta ndalojë në çmendurinë e tij, për të parcelizuar edhe qendrën e Tiranës, me Koçon, Dashin dhe Fidelin.
Kreu i këshillit Bashkiak, Sokol Dervishi: Plani rregullues, urgjent në KRRT, Edi Rama po cenon marrëdhëniet edhe me donatorët Kryetari i këshillit bashkiak të Tiranës Sokol Dervishi, përfaqesues i LSI-së në këtë insititucion, deklaroi se Bashkia e Tiranës duhet të marrë miratimin e KRRTRSH-së për planin belg për rikonstruktimin e sheshit “Skënderbej”. Dervishi thotë se krijimi i probleme ligjore mbi objekt është shqetësues edhe përsa i përket marrëdhënieve me donatorin kryesor i cili në këtë rast është qeveria e Kuvajtit. “Pa dyshim që për vendime të tilla duhet marrë miratimi i të gjitha instancave përkatëse. Pa dyshim që dhe KRRTRSH-ja, në bazë të ligjit për urbanistikën, ka rolin e saj në këtë vendimmarrje. Ky shesh po ndërtohet me një donacion bujar të qeverisë kuvajtiane dhe politizimi i skajshëm, dhe mosrespektimi i procedurave nuk dëmton thjesht punimet e sheshit, po dhe një raport shumë më të rëndësishëm, që është raporti me donatorët”, u shpreh Devishaj, kryetar i Këshillit Bashkiak, Tiranë. Ai i bëri thirrje qeverise dhe bashkisë së Tiranës që të jenë të kujdesshme në trajtimin e çështjes së rikonstruksionit të sheshit, në mënyrë që të mos përsëritet histroria si në rastin e mbikalimit tek “Zogu i Zi”. “Nuk duhet te riperseritet nje rast i tille. Pa dyshim qe asnjera prej paleve nuk duhet te tejkaloje kompetencat e saj, apo te nderhyje ne kompetencat e pales tjeter, por qe te dy palet, qofte qeverisja vendore, qofte qeverisja qendrore, kane pergjegjesi ligjore te percaktuara ne ligjet mbi te cila funksionon vendi dhe mbi ligjet mbi urbanistiken per te ushtruar kompetencat e tyre dhe për të dhënë kontributin e tyre në realizimin e këtij projekti”, vijoi Dervishi. Kryetari i këshillit bashkiak të Tiranës Dervishi deklaroi se brenda muajit prill ky organ do të miratojë buxhetin e bashkisë së Tiranës për vitin 2010 dhe njoftoi se se shpejti drejt KRRTRSH-së do te dergohet per shqyrtim plani rregullues i pergjithshem i kryeqytetit.
...