Rreziku qenësor që na kanoset nga terrorizmi
Ka shumë nga ata që mendojnë se terrorizmi është një kërcënim qenësor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por një vështrim tek statistikat aktuale sugjeron që terrorizmi paraqet një rrezik të pranueshëm, që çon në dobësimin e mundësive dhe pasojave që zor se i justifikon
Një numër shumë i madh politikanësh, opinionbërësish, studiuesish, burokratësh dhe njerëzish të zakonshëm besojnë se terrorizmi - dhe Al Kaeda në veçanti - është një kërcënim i madh për Amerikën. Ky tipizim alarmues, që është përdorur nga shumë anëtarë të administratës së George Bush, është përdorur gjithashtu nga disa këshilltarë të Obamës, duke përfshirë këtu edhe specialistin Bruce Riedel. Disa zyrtarë, siç është ish sekretari amerikan i sigurisë, Michael Chertoff, e kanë analizuar këtë koncept, duke i deklaruar luftë terrorizmit.
Gjatë këtyre dy dekadave të fundit, akademikët, politikëbërësit dhe rregullatorët në mbarë botën kanë paraqitur teknikat për të vlerësuar rreziqet për jetën njerëzore, siç janë edhe përdorimi i pesticideve, ndotja e ambientit dhe impiantet nukleare. Në këtë proces, ata kanë arritur një lloj konsensusi mjaft të rëndëishëm, lidhur me rreziqet, cilat janë të pranueshme dhe cilat të papranueshme.
Kur këto teknika zbatohen për terrorizmin, bëhet e qartë që terrorizmi është larg prej të qënit një kërcënim i qenësishëm. Kështu, paraqitet një rrezik i pranueshëm, një rrezik i ngadaltë që dobëson gjasat e veta apo pasojat që zor se i justifikon. Një rrezik i papranueshëm shpesh quhet “de manifestis”, me kuptimin e të qënit i dukshëm– një rrezik aq i lartë, që asnjë “person i arsyeshëm” nuk do ta mendonte të pranueshëm. Një rrezik i tillë “de manifestis”, ka rrjedhur nga vendimi i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me rrezikun e jetës së punëtorëve nga avujt thithës të benzinës.
Ka rezultuar se një rrezik vjetor fatal – mundësi për çdo vit që një punëtor mund të vdesë nga arsyeja e lartpërmendur – 1 në 40 000 është e papranueshme.
Kjo është në të njëjtën linjë me praktikën standarde në botë.
Në mënyrë tipike, rreziku që konsiderohet i papranueshëm janë pikërisht ata që mund të gjenden të vdekur më shumë se 1 në 10 000 ose 1 në 100 000 brenda një viti.
Në fund të spektrit janë rreziqet që konsiderohen të pranueshme dhe ekziston një shkallë harmonie midis këtij lloj rreziku gjithashtu. P.sh. pas studimeve dhe konsultimeve publike, Komisioni Rregullator Nuklear i Amerikës mori vendim që më 1986, që rreziku fatal që vjen nga aksidentet apo nga impiantet nukleare nuk e kalojnë 1 në 2 milionë çdo vit dhe 1 në 500 000 çdo vit.
Qeveritë e shteteve si Australia, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dalë me një numër të ngjashëm lidhur me rreziqet. Një studim i disa kohëve më parë zbuloi që veprimi rregullator gjithnjë ndodhte, nëse fataliteti individual vjetor rrezikonte të tejkalohej nga 1 në 700 000.
Ky studim gjithashtu zbuloi një sasi të madhe midis një game të gjerë të agjencive federale lidhur me atë që konsiderohet një nivel i pranueshëm rreziku.
Më shumë jetë mund të ishin shpëtuar nëse fondet e luftës kundër terrorizmit do të ishin shpenzuar për luftën kundër dëmeve, të cilat paraqesin rreziqe të papranueshme.
Dëmet që bien në një nivel të papranueshëm duhet të komandojnë një lloj vëmendje të madhe dhe burimet prej nga rrjedhin. Ato të nivelit të tolerueshëm duhet të justifikojnë arsyen - por duke qenë se janë më pak urgjente, duhet të parballen me masat relativisht jo të kushtueshme. Këto dëme të një game të pranueshme kanë pak interes, kështu që masat paraprake për të ulur rrezikun e tyre zor se do të ishin të vlefshme për t’u kryer, në qoftë se janë shumë të lira në kosto.
Nëse Departamenti i Sigurisë Amerikane dëshiron të kërkojë një rrezik bazuar në vendim, ashtu siç shpesh pretendohet të ndodhë, këto rreziqe të pritura duket se janë më të përshtatshme.
Siç mund të shihet, rreziqet e fatalitetit të terrorizmit vjetor, veçanërisht për zonat jashtë lufte, janë më pak se 1 në 1 milionë dhe si rrjedhim, pëgjithësisht shtrihen brenda gamës së padëmshme apo të pranueshme, duke mos kërkuar më sistemime të mëtejshme, veçanërisht ato që kanë gjasa të jenë të shtrenjta.
Këto janë të ngjashme me rreziqet e përdorimit të aplikimit në shtëpi (220 vdekje për çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) apo të aviacionit (103 vdekje për çdo vit).
Krahasuar me vdekjen në duart e terroristëve, amërikanët kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga ndonjë fatkeqësi natyrore dhe rreth 1000 herë më shumë ka të ngjarë të vriten në ndonjë lloj aksidenti.
I njëjti përfundim i përgjithshëm del kur humbja që vjen nga ndonjë terrorist – jo vetëm humbja e jetës, por kostot ekonomike direkte dhe indirekte – bashkohen në një të tërë.
Si rrezik, terrorizmi, të paktën jashtë zonave të luftës, nuk shkakton dëm për të justifikuar kryesisht harxhimet e tejfryra për t’ia dalë mbanë.
Vdekjet që vijnë nga terrorizmi padyshim që shkaktojnë emocione të veçanta.
Shpesh kanë një degëzim politik të gjerë, duke qenë se qytetarët kërkojnë që politikanët “bëni diçka”.
Shumë njerëz, për pasojë, i konsiderojnë më domethënëse dhe më të dhimbshme për t’i rezistuar këtyre, sesa vdekjeve nga shkaqe të tjera.
Por vetëm pak rreziqe, veçanërisht ato në lidhje me ndotjen dhe impiantet nukleare, gjithashtu ngjallin një vetëdije politike dhe emocionale.
Për më tepër, raporti përfshin një lloj tjetër rreziku që vjen nga emocionet e forta dhe është i qëllimshëm – vrasja – dhe frekuenca e saj, ndryshe nga terrorizmi, regjistrohet në kategorinë e rreziqeve të papranueshme.
Me qëllim që të merren masa për aspektet e terrorizmit politik dhe emocional, një studim i kohëve të fundit nga Departamenti i Sigurisë Amerikane sugjeron që jetët e humbura nga terrorizmi duhet të konsiderohen dyfish të vlefshme krahasuar me ato të ardhura nga shkaqe të tjera.
1 bilionë të shpenzuara për parandalimin e 100 vdekjeve nga terrorizmi duhet të konsiderohet e barabartë me 1 bilionë të shpenzuara për parandalimin e 200 vdekjeve nga rreziqe të tjera.
Politikanët dhe burokratët përballen me tension të lartë politik në luftën kundër terrorizmit, por kjo nuk i lehtëson ata nga përgjegjshmëria e tyre për të shpenzuar fondet publike me zgjuarsi.
Nëse ndjejnë se nuk mund të veprojnë kështu, ata duhet të heqin dorë ose të pranojnë menjëherë se po bëhen të papërgjegjshëm.
Veç kësaj, edhe pse tensionet politike mund të detyrojnë në veprime aspak të zgjuara dhe me shpenzime pa fund, ata zakonisht urdhërojnë ndonjë sasi të precizuar të parave të shpenzuara.
Mbretëria e Bashkuara, që duket se po përball një kërcënim më të madh nga terrorizmi, krahasuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpenzon vetëm vetëm gjysmën e fondit për sigurinë në vend.
Padyshim, asgjë nuk i lehtësin politikanët dhe burokratët nga përgjegjshmëria e tyre për të informuar publikun lidhur me rrezikun që shfaq herë pas here terrorizmi.
I vetmi zyrtar që është përpjekur në mënyrë të hapur është kryetari i bashkisë së Neë Jorkut, Michael Bloomberg, i cili më 2007, vuri re se njerëzit kanë një mundësi më shumë të goditen nga vetëtima, sesa nga terrorizmi – një vrojtim ky i largët, por i fortë dhe i qëndrueshëm.
Terroristët ka shumë mundësi të kërkojnë armë nukleare. Shpenzimet masive për të mbrojtur “infrastrukturën kritike” p.sh. zor se mund të jenë efektive kundër një shpërthimi nuklear.
Në të vërtetë, ka pak të dhëna që terroristët po bëhen gjithnjë e më shumë shkatërrimtarë, veçanërisht në perëndim.
Si një rrezik për jetët njerëzore në Amerikë apo në ndonjë vend jashtë zonës së luftës, terrorizmi paraqet një rrezik qenësor.
Pasojat që vijnë nga terrorizmi nuk janë aspak të pranueshme. Mbi të gjitha, shumë jetë mund të shpëtoheshin, nëse fondet e luftës kundër terrorizmit do të ishin harxhuar për luftën kundër dëmeve që sjellin rreziqet e papranueshme.
Ky vëzhgim thelbësor zor se mund të ndryshojë çdo gjë, gjithsesi. Kostoja totale e shtuar për luftën kundër terrorizmit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga 11 shtatori po i afrohet shumës 1 trilionë dollarë.
Edhe pse të dyshimta dhe prishëse, kjo iniciativë ka qenë e fshehtë, duke u bërë në Uashington një “akullore vetë-lëpirëse” dhe kështu ka të ngjarë të vazhdojë për aq kohë sa të ekzistojë edhe terrorizmi. Duke qenë se terrorizmi, ashtu si krimi, nuk mund të shuhet tërësisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se do kalojnë kohë të vështira, të gjata dhe të shtrenjta, madje.
Përktheu Rudina Dahri