Metamorfoza e Presidentit Obama
Shtetet e Bashkuara ka disa javë që kanë një President të ri, ose të paktën një mishërim disi ndryshe të personit të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë në nëntor të vitit 2008. Obama sot paraqitet më pak intelektual, më pak pajtues dhe më pak i gatshëm të ofrojnë dorën e tij për kundërshtarin. Ai është bërë i vrazhdë dhe agresiv. Ka anuluar samitin tradicional midis SHBA-ve dhe Bashkimit Europian. Ka ndërprerë një bisedë me kryeministrin Izraelit, vetëm për të shkuar në një drekë. Ai ka pasur biseda telefonike me liderët e tjerë politikë, të cilët thirrën “të qarët” (termi i preferuar nga diplomacia kur ka për të përshkruar një përplasje politike në mes njerëzve të cilët kanë mendime të ndryshme). Mbi të gjitha ka zhgënjyer votuesit e tij ambientalistë, duke dhënë leje për fillim-shpimin e puseve të reja të naftës në zonat e mbrojtura, çka edhe paraardhësi i tij presidenti Bush nuk kishte guxuar ta bënte. A është Obama i vërtetë, ky që ka hequr devizën liberale me të cilën është paraqitur shoqërisë në vend? Apo kemi të bëjmë me një fazë kalimtare të diktuar nga rrethanat?
është e mundur që origjina e kësaj metamorfoze të jetë pasoja e udhëtimit të gjatë të reformës së “kujdesit shëndetësor” nëpërmjet Kongresit. Ka qenë një kohë kur dukej se beteja dukej e humbur. Por presidenti Obama arriti të kthejë rrjedhën e ngjarjeve, duke fshirë çdo përpjekje tjetër për çështje të tjera, dhe i është përkushtuar tërësisht çeshtjes që kishte më shumë përzemër. Në fund Ai fitoi, në sajë edhe të mbështetjes përcaktuese të spikeres Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, dhe falë një serie negociatash që e kanë dobësuar rëndë qëllimin e projektit origjinal të tij. Gjithsesi nuk është arritur të goditet fronti solid republikan, dhe tashmë kundërshtarët e shumtë të reformës (të miratuar) janë të vendosur për hakmarrje në zgjedhjet e nëntorit, kur amerikanët votojnë për zëvendësimin e pjesshëm të Kongresit.
Nuk është e mjaftueshme. Obama e di se neo-konservatorët kanë dalë tashmë nga hija dhe janë duke organizuar një sulm vdekjeprurës mbi politikën e tij të jashtme. Do t’i kujtojnë, me një kënaqësi të qartë, se nisma e tij ndërkombëtare nuk kanë pasur ndonjë efekt të madh. Operacionet ushtarake në Afganistan kanë prodhuar disa suksese, por nuk kanë goditur kurrë në zemër të krerëve talebanë. Në Pakistan dhe Irak terrorizmi vazhdon të mbjellë terror dhe viktima. Në Iran regjimit nuk është më i kërcënuar nga opozita dhe tani vazhdon të ndjekë një politikë bërthamore që Amerika e konsideron të patolerueshme.
Por, kapitulli më i dhimbshëm i politikës së jashtme të përuruar nga Presidenti mbetet Izraeli. Po kështu Neo-konservatorët republikanë akuzojnë presidentin Obama se ka tradhtuar mikun e tij më të mirë në Lindjen e Mesme. Kurse liberalët e akuzojnë atë se nuk ka qenë aq sa duhet energjik me një qeveri izraelite, që ka refuzuar sistematikisht në fushën e vendbanimeve, kërkesat e Uashingtonit.
Në vend që të luftonte për t’u mbrojtur, Obama ka vendosur të kundërsulmojë me shpresën e një arkëtimi të sukseseve, çka do t’i mundësonte atij të përballej në pozicionet më të mira në testin zgjedhor të nëntorit. Ai ka nënshkruar në Pragë me presidentit rus Dmitri Medvedev një traktat për kufizimin e armëve bërthamore. Do të përpiqet të bindë Kinën dhe Rusinë për të pranuar një paketë të sanksioneve kundër Iranit. Do të vazhdojë të ushtrojë një presion mbi Izraelin që të bëjë një marrëveshje me Sirinë. Por ka shumë probabilitete që faktori vendimtar, nga ku varet rezultati i zgjedhjeve të nëntorit, të jetë gjendja e ekonomisë.
Nëse sinjalet e mira do të konfirmohen, Presidenti do të ketë një shans të mirë për të dalë nga zgjedhjet me kokën lart. Nëse shërimi do të jetë i brishtë dhe ekonomia nuk do të bëjë hapa para, atëhere asnjë sukses ndërkombëtar s’mund të mbulojë faktin se republikanët do të kenë shumicën në kongres.
(Revista italiane Panorama)