E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS shqetësim për zgjedhjet në Maqedoni

Partia Socialiste shprehu dje shqetësimin e saj në lidhje me situatën paszgjedhore në Maqedoni, e cila u shoqërua me akte dhune dhe viktima. 

 Sekretarja socialiste për Marrëdhëniet me Jashtë, Arta Dade, kërkoi nga forcat politike në Maqedoni "të udhëhiqen nga parimi universal, se në një shoqëri demokratike, dhuna për të qëndruar në pushtet apo për të marrë pushtetin është e papranueshme". "Faktori shqiptar duhet të ngrihet mbi dasitë partiake dhe të përfaqësojë realisht aspiratat e shqiptarëve për një Maqedoni demokratike dhe të integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ata duhet të frenojnë militantët e tyre ekstremistë për të mos rënë pre e provokacioneve që kërkojnë t'i mbajnë shqiptarët në qerthullin e konfliktualitetit", tha Dade. Sipas saj, "këto akte komprometojnë integritetin e zgjedhjeve dhe krijojnë vonesa për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian". "PSSH kërkon që forcat politike të shqiptarëve të Maqedonisë të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre konstruktiv, pavarësisht në qeverisje apo opozitë", tha Dade.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›