Trafikantët plagosin refugjatin shqiptar, po kalonte kufirin me Greqinë
GREQI - Trafikantët e drogës plagosin me armë zjarri emigrantin shqiptar, që po tentonte të futej në territorin grek.
Ngjarja ndodhi dje në orët e para të mëngjesit në afërsi të Janinës, kur një shtetas shqiptar është plagosur rëndë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në drejtim të tij. Mësohet se shqiptari ka qenë bashkë me një grup shokësh, duke tentuar të kalonte kufirin mes dy vendeve në kohën është ndodhur nën breshëritë e armëve. Fare pranë grupit të emigrantëve që po tentonin hyrjen në Greqi, ka qenë një grup tjetër personash, sipas policisë trafikantë shqiptarë, të cilët në këtë kohë ishin duke shfrytëzuar errësirën për të futur në brendësi të territorit helen sasi të konsiderueshme droge. Duke menduar se ishin zbuluar nga policia, trafikantët shqiptarë kanë hapur zjarr në drejtim të grupit të refugjatëve, duke arritur të plagosin njërin prej tyre. I dëmtuari i ngjarjes me inicialet N.L., është transportuar pas plagosjes nga shokët e tij në një stan, që ndodhej pranë vendit ku ndodhi ngjarja ne kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Më pas, pronari i stanit ka lajmëruar policinë greke dhe shërbimet e ambulancës, të cilat kanë shkuar menjëherë në ndihmë duke transportuar emigrantin shqiptar për në spital. Sipas mjekëve ai nuk ka pësuar plagë të rënda dhe për këtë shkak gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën. Policia greke menjëherë pasi është lajmëruar për këtë ngjarje, filloi hetimet, ndërsa sektori i antidrogës dhe shërbime të tjera janë vënë në ndjekje të trafikantëve shqiptarë, të cilët gati sa nuk i morën jetën bashkëkombësit të tyre në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gjatë ditës së djeshme policia ende nuk kishte rënë në gjurmët e trafikantëve.