“Pa Kuvend e Qeveri deri në vlerësimin e demokracisë”
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni me shumicë të dukshme votash, ka vlerësuar se, “ka pasur kryesisht zgjedhje korrekte dhe demokratike.
Në rreth 98 për qind të vendvotimeve ka pasur festë të vërtetë të demokracisë”. Por ai shprehu keqardhjen për të gjitha incidentet dhe problemet që janë paraqitur gjatë ditës së votimit. Kreu i qeverisë maqedonase theksoi se, nuk do të lejohet asnjë deputet në Kuvend ta marrë funksionin në mënyrë jolegjitime dhe jodemokratike me mbushje të kutive. “Kjo nuk do të ndodhë! Mesazhi im është se unë nuk do ta formoj qeverinë e re, derisa nuk sigurohemi se në të gjitha vendvotimet qytetarët ta kenë shprehur vullnetin e tyre, sepse Kuvendi i ri do të jetë shprehje e plotë e dëshirës dhe vullnetit të qytetarëve, e jo e vullnetit të disa grupeve kriminale, apo të dhunuesve që i kanë mbushur kutitë. Nuk do ta formoj qeverinë e re, derisa nuk shoh se edhe në këto 1 deri 2 për qind të vendvotimeve janë mbajtur zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe se vullneti i qytetarëve është në tërësi i shprehur. Për mua vullneti i qytetarëve është diçka e shenjtë”, tha Gruevski. Sa për incidentet në mjedise ku banojnë shqiptarët ai u shpreh se: “Shqiptarët janë njerëz të ndershëm, esnafë, të cilët kanë kulturë dhe traditë të vetën, e cila ka vlerë të madhe. Ata që i kanë bërë këto punë drejtpërdrejtë i dëmtojnë shqiptarët. Megjithatë, dhuna nuk ka ngjyrë etnike”, vlerësoi Gruevski.