Zbardhen 37 kandidaturat e LSI-së për deputet
13/03/2005 Pjerin Ndreu dhe Fatos Klosi do të konkurrojnë në Pukë dhe Mallakastër
Emrat më të njohur në Lëvizjen Socialiste për Integrim kanë nisur përzgjedhjen e zonave elektorale, ku do të konkurrojnë për votimet për deputet. Burimet kaë bërë të ditur se në garë do të jenë ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Pjerin Ndreu, si dhe ish kreu i SHISH-it, Fatos Klosi. Drejtuesit e kësaj partie janë përpjekur që ta përforcojnë fushatën elektorale me përzgjedhjen e emrave më të spikatur të anëtarësisë së saj, duke zbatuar dhe parimin "një anëtar, një votë". Kështu, në listën e kandidatëve për deputetë, ende të pazyrtarizuar nga Konventa e kësaj partie, radhiten ish-deputetët e Partisë Socialiste dhe themeluesit e Lëvizjes. Burime në këtë parti kanë zbardhur për "Metropol" disa nga emrat kryesorë, të cilët do të shpalosin programin dhe sfidat që shtron kjo parti. Për Tiranën, LSI-ja synon të sjellë si konkurrentë Pëllumb Xhufin, Sokol Nakon, Edmond Panaritin, Sokol Dervishajn, Edmond Haxhinaston, Monika Kryemadhin, Viron Bezhanin, Roland Çelmetën, Sokol Axhemin, Petrit Vasilin dhe Ilir Dashin. Rikandidimi i Kryemadhit në zonën e Kombinatit, përballë kandidatit të PS-së, Igli Toska, synon të sjellë dhe një fitore të mundshme për deputeten e LSI-së. Ndërkohë që Haxhinasto do të përballet me Arben Ahmetaj të PS-së, Xhufi do të rivalizojë Musa Ulqinin, Panariti do të kandidojë në të njëjtën zonë me ministrin e Ekonomisë, Anastas Angjeli.
Deputetët aktualë të LSI-së do të përqëndrohen në zonat e tyre, duke përjashtuar Spartak Brahon, i cili përflitet se do të shpallë kandidaturën e tij në zonën e Lushnjës dhe jo në Durrës. Emrat e tjerë si Dritan Prifti, Sabit Brokaj, Ilir Meta, Mustafa Muçi, Eduard Alushi, Ndre Legisi dhe Limoz Dizdari do të përpiqen të rifitojnë votat e elektoratit shqiptar nën siglën e LSI-së.
Në listën e kandidaturave të kësaj partie në rrethe do të dalin dhe emra të rinj, të cilët nuk kanë qenë më parë pjesë e politikës. Filloreta Kodra, aktualisht nënkryetare e partisë, do të shpallë kandidaturën e saj në Qarkun e Korçës. Ish-drejtuesi i Policisë së Tiranës, Pjerin Ndreu, mësohet se do të kandidojë në rrethin e Pukës, ndërsa ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, mësohet se do të shpallë kandidaturën në zonën e Mallakastrës. Në Qarkun e Shkodrës, LSI-ja do të kandidojë me emra të tillë si shefi i zyrës së shtypit dhe drejtues i LRI-së, Dritan Ylli dhe kirurgun Ardian Dajti. Drejtuesit e LSI-së thanë se të dy figurat kanë mbështetje të konsiderueshme në Shkodër. Ndërsa në rrethin e Kuksit do të shpallë kandidaturën anëtari i kryesisë Qemal Elezi. Duke shkuar në Jug, mësohet se Tokli Thomai do të rivalizojë kandidaten e PS-së në zonën e Lushnjës, Arta Dade. Në listën e kandidatëve, e cila është në proces përpilimi, LSI-ja po synon të sjellë intelektualë, akademikë, inxhinierë, të cilët përveç sfidës për të fituar në mazhoritar do të kontribuojnë me vota për subjektin duke siguruar proporcionalin. Ndërkohë kandidatët që kanë fituar vota më shumë nga zgjedhjet e përgjithshme, por nuk do të rezultojnë fitues do të përzgjidhen deputetë nga lista proporcionale.
Tirana
Pëllumb Xhufi
Sokol Nako
Edmond Panariti
Sokol Dervishaj
Edmond Haxhinastro
Monika Kryemadhi
Viron Bezhani
Rolan Çelmeta
Sokol Axhemi
Petrit Vasili
Ilir Dashi
Rrethet
Ilir Meta
Driran Prifti
Mustafa Muçi
Spartak Braho
Sabit Brokaj
Limoz Dizdari
Ndre Legisi
Eduard Alushi
Filloreta Kodra
Lefter Maliqi
Tokli Thomai
Eduard Belegu
Dritan Ylli
Qemal Elezi
Ardian Dajti
Viktor Tusha
Riza Ashimi
Pjerin Ndreu
Fatos Klosi
Nora Malaj
Artan Koxhuku
Etleva Bisha
Luzhiana Abazi
Haxhi Kalluci
Sokol Aliti
Artan Mesi