E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet televizioni pro- qeveritar në Siri, tre të vdekur. Assad: Jemi në gjendje lufte

Share

Persona të armatosur kanë sulmuar një stacion televiziv pro qeveritar në Siri, duke vrarë tre persona, raporton BBC.

Sulmi mbi Ikhbariya TV në jug të Damaskut ndodhi pak pasi presidenti Bashar Al Assad deklaroi se Siria është në gjendje reale lufte.

Personat e armatosur hodhën në herë redaksinë e televizionit.

Hetuesit e OKB, në raportin e tyre të fundit thonë se vendi po rrëshqet në luftë civile.

Televizioni sirian ndërpreu programin normal të mërkurën për të transmetuar pamje direkt nga sulmi në ambientet e televizionit.

Televizionet shtetërore transmetuan pamjet e godinës së shkatërruar dhe të djegur.

Ministri i Informacionit në Siri tha se tre viktimat janë vrarë gjakftohtësisht.

Të hënën ky televizion ishte futur në listën e sanksioneve të BE.

Në rrethinat e Damaskut ka luftime të ashpra. Dyshohet se dhjetëra persona kanë gjetur vdekjen.

Zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane paralajmërojnë se ky do jetë një konflikt i gjatë dhe i mundimshëm. Ata thonë se sërish shumë zyrtarë dhe ushtarakë të lartë janë pozicionuar fort përkrah Assad.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›