E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shisnin drogë ë gjimnaze, dy në pranga

Berat

Policia e Beratit ka përfunduar mbrëmjen e së mërkurës operacionin e koduar “çekini”, që është finalizuar me arrestimin e dy personave që akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike në gjimnazet e këtij qyteti. Ergys Etemi 19 vjeç dhe Fatmir Majko 22 vjeç, të dy banorë të këtij qyteti, u arrestuan pas marrjes së informacionit se shpërndanin marijuanë në gjimnazet e qytetit. Ata u kapën në vendin e quajtur “Kthesa e rrapit”, ndërsa kishin me vete 31 gramë marijuanë të ndarë në qese të vogla, gati për shitje. Të ndaluarit do të përballen me akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›