E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvin Kristaq Kriza (2K) goditet nga dielli Ditën e Verës

S’kanë të ndalur çmenduritë e Edvin 2K-së. Dje deklaroi në Sheqeras se në Shqipëri çdo gjë është e hidhur e me kripë, sepse “po të hapeshin kutitë, nuk do të kishte përmbytje”. Dielli dhe festimet e Ditës së Verës i bënë shumë keq njeriut të destabilizuar në krye të PS, prandaj frazat pa kuptim pritet të shtohen me afrimin e 18 marsit, kur atij t’i mbarojnë edhe pretekstet për vazhdimin e bojkotit



çmenduria e Edvin Kristaq Ramës ka prekur një tjetër dimension të propagandës së rrjedhjes së trurit, e trashëguar kjo nga nomenklatura komuniste e Enverit dhe Kristaqit. Në serinë e politikës së çmendurisë, për të cilin gazeta “55” ka konstatuar se s’po e ndjek dot prapa as Gramoz Ruçi me besnikërinë e tij stakanoviste, dje në Sheqeras të Korçës, fjalimi i Edvinit ka qenë krejt i hidhur, i mbushur me fërkime duarsh për fatkeqësitë që mund të kenë goditur komunitetet dhe njëherazi një qëndrim ky prej një të shpëlari mendsh. “Edhe uji nga kutitë del”, tha kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, duke komentuar përmbytjet e ndodhura në Korçë apo edhe në Shkodër. “Ka vetëm një rrugë miqtë e mi, hap kutitë ose largohu. Njerëzve ju duket se kur flasim ne për kutitë, flasim vetëm për një kuti. Po të kishin dalë votat siç votoi populli, s’do të kishte përmbytje sot. Edhe uji nga kutitë del”, ka arsyetuar çmendurinë e politikës nekrofile kreu i opozitës.


Klika çmendurake e Edvin Kristaq Ramës nuk vlen të komentohet më, pasi vizita e fundit në Korçë konfirmon qartë atë që është thënë shumë muaj më parë, gjendjen e rëndë mendore të kryesocialistit në detyrë. Humbja e zgjedhjeve parlamentare ishte një goditje e rëndë për të dhe grupin e masonëve të pasuruar përmes lejeve të ndërtimit dhe ryshfetit nëpërmjet instrumentit të bashkisë së Tiranës. Duke mësuar se nga 28 qershori pushteti i tij mbi lejet e ndërtimit, të cilat jepeshin në shkelje të hapur me ligjin apo edhe fushata e korrupsionit në bashkinë e Tiranës, do të shkonin në zbehje të plotë si pasojë e agresioni të ligjit, ktheu panikun te klika e hajdutërisë. Rruga e vetme për të sfiduar votën e shqiptarëve vitin e kaluar, ishte kontestimi i zgjedhjeve dhe ngritja e popullit në këmbë, zhvillim i cili asnjëherë nuk ndodhi, përveç disa pseudo-protestave rrugëve të vendit. Ajo që është plotësisht e qartë aktualisht, është me të vërtetë tragjike, por e pashmangshme, porsa kohë në krye të PS-së do jetë Edvin 2K (Kristaq Kriza) dhe masonët e pasuruar, të cilët po tentojnë të përfitojnë përmes çoroditjes mendore të Xhelil Gjonit të PS-së



Reagon Partia Demokratike/“Edvin 2K-së i ka rënë kriza në kokë edhe në kohë me diell dhe ditë festive”


Ethet e rënda të krizës ylberiste, pas Korçës u zhvendosën në Tiranë, në një ditë të ngrohtë dhe festive për mbarë shqiptarët. Xhelil Gjoni i PS-së shfrytëzoi festën kombëtare për të shigjetuar formacionin qeveritar dhe aksionin reformator të ekzekutivit. Partia Demokratike dënoi dje përmes zëdhënëses, propagandën partiake të Edvinit dhe njëherazi kërkoi solidaritetin e qytetarëve për krizën e rëndë mendore që ka kapluar kokën e Xhelilit të PS-së. “Edvin Kristaq Kriza apo siç e thërrasin rëndomtë kafeneve vartësit e tij Edvin 2K, deklaroi dje se qeveria nuk do të dëmshpërblejë të përmbyturit në Shkodër dhe në Sheqeras, se ajo nuk ka lekë për të paguar rrogat dhe pensionet dhe jo më të paguaj dëmet e përmbytjes. Partia Demokratike i rikujton kryetar Edvin Kristaq Krizës apo Kryetar 2K-së se alternativa juaj e shpifjes mashtrimit dhe trillimit mori përgjigjen e merituar me 28 qershor. Sikundër garanton qytetaret e përmbytur se qeveria do t’i dëmshpërblejë ata tërësisht për të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytja si dhe do të ndërtojë infrastrukturën e zonave të tyre në përputhje me premtimet e bëra”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike. Ajo tha më tej se Edi Rama foli sërish për krizë, një krizë të cilën e ka veçse në mendjen e tij, një krizë që i vjen edhe ditën me diell ndërkohë që qytetarët e Tiranës, Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë festojnë me gëzim dhe optimizëm ditën e verës dhe nuk po dëgjojnë vajet e kutive dhe të krizës së Kryetarit 2K.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›