“Greqia stop, kërkesave grabitqare ndaj Shqipërisë”
11/04/2012 PDIU reagon për konferencën mbi Vorio Epirin
Konferenca e sapombajtur në Athinë me temën “Vorio-Epiri, e shkuara, e tashmja, e ardhmja”, organizuar nga Partia Demokracia e Re, ka shkaktuar reagimin e PDIU-së. Kjo e fundit e sheh këtë aktivitet si një manifestim të drejtpërdrejtë të pretendimeve të vjetra shoviniste territoriale të shtetit grek ndaj Shqipërisë. “Në këtë konferencë janë bërë thirrje të hapura për të helenizuar territorin e Shqipërisë së Jugut dhe PDIU-ja proteston fuqishëm ndaj këtyre kërkesave grabitqare. Në konferencë gjithashtu janë propaganduar mashtrime të turpshme lidhur me trajtimin e minoritetit grek në Shqipëri, i cili për hir të së vërtetës gëzon ndikim, privilegje e përfaqësim politik të jashtëzakonshëm në vendin tonë, të cilat nuk i ka kundërshtuar askush”, - thuhet në njoftimin e PDIU-së. Sipas kësaj partie, Greqia në vend që të reflektonte për veprimet e saj të menjëhershme, madje të kërkonte falje për to, synon të nxisë oreksin ndaj territoreve shqiptare.