E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, udhëzim të brendshëm për pajisjen e shtetasve me karta

Selia rozë ka shpërndarë udhëzimet për strukturat e saj. Puna ndahet në dy faza dhe do të zgjasë deri më 30 maj

Strukturat do të bëjnë evidentimin e votuesve socialistë pa pasaportë dhe do t'i nxisin që të aplikojnë


Mungesa e një reagimi pozitiv nga ana e qeverisë për të pranuar kërkesën për të shpërndarë kartat falas për gjithë ata votues pa pasaportë, ka detyruar Partinë Socialiste që të marrë masat e saj të brendshme, në mënyrë që t'u krijojë së paku mundësi për të votuar të gjithë atyre shtetasve që njihen si votues të majtë.

Për këtë qëllim, Partia Socialiste ka hartuar dhe shpërndarë në të gjitha degët e saj në rrethe, një udhëzim mbi detyrat e strukturave lokale për pajisjen e votuesve pa pasaportë me kartë identiteti.

Udhëzimi në fjalë përmban dy faza veprimi: së pari, evidentimi dhe analizimi i situatës nëpër çdo zonë të administrimit zgjedhor dhe, së dyti, nxitja e të gjithë votuesve socialistë pa pasaportë, për të aplikuar për letërnjoftime elektronike.


Faza e parë


Kjo fazë shtrihet nga momenti aktual deri në datën 28 prill dhe gjatë saj, puna e strukturave të partisë do të përqendrohet në angazhimin e sistemit të patronazhit për evidentimin e personave pa pasaportë, që mendohet se votojnë për PS-në dhe krahasimi i shifrave të marra në mënyrë operative, me ato të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes.

Kështu, nga formularët e sistemit të patronazhit që funksionon në PS, do të nxirret fillimisht numri i votuesve socialistë pa pasaportë, sipas Ministrisë së Brendshme, më pas numri i votuesve socialistë pa pasaportë të identifikuar nga sistemi i patronazhit (që nuk janë në listën e Ministrisë së Brendshme), si dhe numri dhe lista e studentëve pa pasaportë.


Hapi i dytë që do të hidhet në këtë drejtim është analiza e aplikimeve dhe krahasimi me të dhënat e patronazhit, nga do të nxirret numri i votuesve socialistë pa pasaportë që kanë aplikuar dhe lista e plotë e votuesve socialistë pa pasaportë që nuk kanë aplikuar, këto të ndara: a) ata që ndodhen në listën e Ministrisë së Brendshme dhe, b) që nuk ndodhen në këtë listë.

Gjithashtu, do të nxirret dhe lista e votuesve socialistë pa pasaportë që kanë aplikuar, por nuk kanë marrë kartën e identitetit dhe më pas do të bëhet kategorizimi sipas VKM-së, i votuesve socialistë që nuk kanë aplikuar në: pensionistë, në asistencë, studentë, votues për herë të parë, persona me aftësi të kufizuar, romë dhe egjiptianë.

Për secilin grup votuesish të PS-së do të evidentohen problemet financiare, sidomos për votuesit socialistë që nuk kanë pasaportë dhe nuk bëjnë pjesë në asnjë nga grupet e përcaktuara në VKM.


Faza e dytë


Faza e dytë do të nisë më datën 29 prill, me procesin e nxitjes së qytetarëve të evidentuar si votues të majtë dhe që s'kanë pasaportë për të aplikuar për marrjen e kartës së identitetit dhe do të përfundojë më 30 maj, me bërjen e korrigjimeve të ndryshme.

Gjatë këtij muaji do të hartohet fillimisht kalendari i dërgimit të votuesve pa pasaportë, që ende nuk kanë aplikuar në zyrat e aplikimit, me objektivin për të përfunduar deri më 20 maj 2009.

Kalendari do të jetë i detajuar dhe do të përcaktojë numrin e caktuar të shtetasve që do të aplikojnë në një ditë të caktuar. Në rast se dita në dispozicion nuk mjafton për të realizuar objektivin, vihet menjëherë në dijeni Shtabi Qendror elektoral.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe do të kryhet zbatimi i kalendarit për nxitjen dhe dërgimin e votuesve për aplikim (kalendari shtrihet në periudhën 1-20 maj 2009, duke lënë periudhën 20 deri në 30 maj 2009 për korrigjime të mundshme).


Tabelë

Kalendari për nxitjen dhe dërgimin për aplikim përfundon më 30 prill 2009.

Dërgimi i votuesve për aplikim kryhet në periudhën 1 deri më 20 maj 2009.

Korrigjimet eventuale dhe faza përfundimtare, 20 deri më 30 maj 2009.

Dorëzohen në shtabin e Tiranës, sipas afateve, dokumentet e hartuar sipas këtij dokumenti.

Raportohet në mënyrë operative çdo ditë në shtabet e qarqeve, duke filluar nga data 1 maj 2009.

Raportohet në Shtabin Qendror çdo të shtunë, në orën 20:00, për javën paraardhëse.


PS-ja propozon katër masa për zgjidhjen e ngërçit për kartat, ku qytetari të shkojë vetëm në stacionin e apliki

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›