E Diel, 1 Nëntor 2026

PS vijon nekropolitikën, bllokon rrugën në Gjegjan, duke shfrytëzuar emocionet e banorëve pas tragjedisë së Fushë-Arrëzit

Partia Socialiste ia ka dalë të organizojë një tjetër mos bindje civile ndaj ligjeve dhe kushtetutës së vendit, teksa ka gajasur me fatkeqësinë e 15 familjeve të viktimave të aksidentit tragjik në fshatin Gjegjan të Pukës. Ndoënëse banorët kërkuan një të drejtë të tyre, rikonstruksionin e rrugës, prania aty e disa prej funksionarëve lokalë të PS-së ka degjeneruar në një protestë të paarsyeshme, teksa është tentuar bllokimi i aksit kombëtar. Ndërkohë që mësohet se ndërhyrja e mënjehershme e Policisë nuk lejoi bllokimin e rrugës, pengimi i automjeteve u shoqërua për disa minuta. Protesta përfundoi me shoqërimin në polici të tre personave. Pjetër Leka 46 vjeç, Bardhok Ndreu 33 vjeç dhe Artur Nderu 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkozë të komunës Gjegjan janë shoqëruar në komisariatin e Pukës ku do përballen me akuzat e Organizimit dhe manifestimit të paligjshëm dhe bllokim të rrugëve. Pak kohë më parë gjatë një aksidenti tragjik në këtë zonë humbën jetën 15 persona dhe mbetën të plagosur 11 të tjerë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›