PS votoi sëmundjen, jo ilaçin!
Agim Xhafka
U bë ditë që mbarë vendi mësoi se PS-ja me mbi 93 për qind votoi që në krye të saj të qëndrojë Edi Rama. Dhe për një turist të thjeshtë, që kalon këto ditë nëpër atdheun tonë, është e turpshme t’i thuhet ky fakt. Qoftë dhe me zë fare të ulët. Sepse ai, si ne, mendon se nuk ka pasur aspak garë, por një farsë, nuk ka pasur votim, por manipulim, ose mbase nuk ka më fare Parti Socialiste.
Por këtij gjykimi i bie ndesh komisioni zgjedhor partiak që thotë sot e gjithë ditën se çdo gjë ka qenë në rregull, madje aq mirë venë gjërat sa dhe të tjerët duhet të mësokan nga dita historike e 26 shtatorit!!!
Por duke e vështruar këtë ditë ngushtësisht me 28 qershorin, kur populli nuk i dha mandat qeverisës Edi Ramës, e para që të vjen në majë të gjuhës është se PS-ja na paska votuar për Humbësin. Ia ka dhënë votat atij që i çoi në theqafje. Mund të shpiken lloj e lloj eufemizmash nga selia rozë që nga ato se ne dolëm të parët, se ne nuk jemi humbës, se ne u votuam më shumë se PD, se na u vodh vota, se kutia e fundit mban brenda të vërteta që i ditka veç opozita etj., etj. Por që nuk sjellin gjë në torbën e të vërtetës se kryeministër s’është njeri nga PS e se asnjë prej kryesisë së saj nuk bën pjesë në qeveri.Thënë shkurt, PS-ja do rrijë dhe katër vjet në opozitë e më pas, mbase sërish në opozitë ose… Nuk të bën truri të thuash në pozitë, në qeveri, sepse deri më tani PS-ja po sulmon e po nëm ilaçin në vend të sëmundjes që e ka mbërthyer. Thënë açik del që mikrobi në këtë parti quhet Edi Rama, e pa hequr atë prej kreut do të ecin punët si i ecin një të sëmuri rëndë, p.sh., si atij që është qoftë larg me kancer.
Kjo e keqe e ka mbërthyer krejt partinë. Gjithë strukturat, më shumë se 2/3 e deputetëve…
Metastazat i kanë zënë frymëmarrjen. I kanë bllokuar trurin dhe zonë e lirë deri tani është pjesa e mbeturinave të monizmit, që gjejnë përfaqësim nga Ruçi-Dokle-Djemtë e Bllokut end Co. Ndërsa pritej që pas 28 qershorit PS-ja të turrej drejt kurave dhe medikamenteve të kohës, u pa se vrapuan drejt konservimit të virusit.
Tashmë, Edi Rama i ka shtrirë të gjithë përtokë. Me formimin e tij të sipërfaqshëm, me mungesën e plotë të ideve, të vlerave, të programeve të shumta mund të bëjë ndonjë qokë publicitare tek Agolli, Pëllumbi e më pas do t’ia nisë sërish, jo për faj të tij, të llomotitë për strategji përtej të majtës e të djathtës, për bashkim copash të ca partive të sfilitura e skelektite, për kurim të rremë mediatik të boshllëkut politik, për diversion pa bukë e për plot e plot kotësira që mbushin ekranet, por jo mendjen e votuesve.
Votuesit shqiptarë e mbyllën kapitullin Rama më 28 qershor. I dhanë atij aq vota sa ç’përfaqëson si lider e si forcë. Me të në krye tiranasit e tiranaset shohin se nuk po ecin punët as në bashki, jo më në Shqipëri.
Ja pse PS-ja duhej të reflektonte. Ja pse duhej të ishin të gjithë në BOJKOT ndaj Ramës që poshtëroi statutin e jo ndaj ilaçit që shpëton këtë forcë politike.
PS-ja, njësoj si ekipi i futbollit “Partizani” ra nga kategoria. Dhe në vend që të ndërrojnë trajnerin dhe lojtarët, bëjnë të kundërtën, trajnerin madje e bëjnë edhe pronar të klubit e për futbollistët nuk angazhojnë ata që dinë të luajnë, por shokë e miq të Ramës, që mbase asnjëherë nuk kanë parë stadium me sy.
Kjo është e vërteta. Kësaj i duhet vënë emri që i takon. Jo si Majko që humbjen e quan gol në minutat shtesë. Dhe që bërtet për djegie flamuri në Shkup dhe për BOJKOT të mbarë popullit në Tiranë. Kaq thotë ai, vazhdon qesh. Qeshu Majko, qeshu, buza është e jotja!
Sëmundja e PS-së është evidente dhe kërkohet ndërhyrje. Duhet ndihmuar kjo parti të shpëtojë nga lëngata e duhet të vërtetat t’i thuhen shkoqur. Jo të fliten në bahçen e partisë ato që do Rama. Jo të thuhen marrëzira pafund që dhe ata që i nxjerrin nga goja e tyre turpërohen pas një dekike. Servilizmi ndaj Ramës po merr më qafë krejt PS-në. Sot atje është bërë modë që p.sh. një të verbëri në vend t’i japin dorën i çojnë një pasqyrë para fytyrës dhe i thonë: Shih sa mirë i ke krehur flokët!