E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS zgjidhet anëtare e Partisë së Socialistëve Europianë

Partia Socialiste e Shqipërisë zgjidhet anëtare e PES. Partia e Socialistëve Europianë zgjedh kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, anëtar të Presidencës së PES. "Sot në Pragë, Kongresi i Partive Socialiste asocoi Partinë Socialiste në familjen evropiane socialiste. Ky është një sukses i madh për të gjithë ne. Është mbi të gjitha një sukses për ju dhe për Shqipërinë pasi është një hap më tej i juaji drejt Europës", tha në fjalën e tij kryetar i grupit socialist në PE, Martin Schultz. Ndërkohë që kreu i PS-së, Rama tha se "Ky është një moment historik për Partinë Socialiste, është moment historik për gjithë socialistët dhe progresistët shqiptar, sepse ne sot jemi anëtarë me të drejtë vote të Partisë Socialiste Evropiane. Pra PSSH është integruar në BE, duke u bërë pjesë e PSE, me të drejtë vote, me përfaqësi në Kongresin dhe Presidencën e saj"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›