PR: 8 dhjetori të shpallet festë kombëtare
08/12/2009 Përvjetori i rrëzimit të diktaturës
Partia Republikane përmes nënkryetarit Neritan Alibali i kërkon qeverisë shqiptare që data 8 dhjetor të shpallet festë kombëtare si Dita Përkujtimore e Demokracisë. Kjo forcë politike ka renditur arsyet e kërkesës referuar rëndësisë së kësaj dite për ëndrrat evropiane të shqiptarëve. “Nesër mbushen 19 vjet nga dita kur më 8 dhjetor 1990 studentët shqiptarë nga të katër anët e vendit nisën në Tiranë protestat antikomuniste, që rrëzuan diktaturën më të egër komuniste. Duke filluar që nga rilindësit në shekullin e 19-të, me thënien e Naim Frashërit ‘dielli në Shqipëri lind nga Perëndimi’ e deri te lëvizja e madhe e 8 dhjetorit të vitit 1990 me parullën e famshme ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa’, janë më shumë se 100 vjet luftë, përpjekje e sakrifica të mëdha të një populli të tërë për realizimin e kësaj aspirate të madhe kombëtare. Sot ne e shohim pothuaj të përmbushur këtë ëndërr shekullore të shqiptarëve”, - thekson Alibali në deklaratën e tij. Në përkujtim të kësaj dite do të organizohet një miting i madh festiv në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe Partia Republikane u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim bindjesh politike, veçanërisht socialistëve, që të marrin pjesë në këtë aktivitet.