Basha: Kemi refuzuar mbi 100 viza në vit
08/12/2009 Menaxhimi i kufijve
Mbi 100 persona në vit janë refuzuar nga Ministria e Jashtme për të marrë vizë hyrjeje në Shqipëri, ndërkohë që janë larguar nga vendi ynë një numër i konsiderueshëm shtetasish të huaj. Të dhënat u prezantuan nga ish-ministri i Jashtëm, aktualisht ministër i Brendshëm, Lulëzim Basha, gjatë fjalës mbajtur prej tij në konferencën e sigurisë. “Janë identifikuar dhe refuzuar një numër i madh kërkesash për vizë hyrjeje në Shqipëri vetëm duke verifikuar pritësit, motivet dhe qëllimet e kërkesave për vize. Kjo shifër refuzimesh çdo vit është mbi 100. Janë larguar me urdhër largimi një numër i konsiderueshëm shtetasish të huaj, madje dhe për arsye të pjesëmarrjes në organizma të shpallura si mbështetëse të terrorizmit nga OKB”, - tha Basha. Në këtë kontekst, ai shtoi gjithashtu se numri i shtetasve të vendeve të treta që kanë përdorur Shqipërinë si vend transit për në vendet e BE-se për 2007-n, 2008-n dhe 2009-n është zero. Ministri i Brendshëm shprehu vendosmërinë dhe përpjekjet e Ministrisë së Brendshme, qeverisë dhe gjithë strukturave të shoqërisë shqiptare për të vendosur një rend demokratik, një shoqëri të pastër, një kontroll të sigurt e rigoroz të territorit dhe të kufijve, tolerancë zero ndaj të gjitha formave të krimit, veçanërisht atij të organizuar, korrupsionit, terrorizmit apo formave të organizimit të krimit rajonal dhe ndërkufitar. “Pikat e kalimit kufitar janë në procesin e instalimit në sistemin e monitorimit me kamera dhe gjithashtu të instalimit të sistemit të leximit automatik, të leximit të targave të automjeteve, të njohjes së personit nëpërmjet imazhit të fytyrës etj”, - tha ai.