E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Berisha gënjeu në mbledhjen e qeverisë


Pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ka reaguar PS.
Deputetja Eglantina Gjermeni deklaroi se kryeministri Berisha përmendi ndërtimin e rrugëve si Levan Vlorë apo Levan-Tepelenë, që sipas saj duhet të kishin mbaruar Prej kohësh. "Por këto rrugë zvarriten se iu dhanë sekserëve të Berishës që s'dinë t'i bëjnë", tha deputetja.
Sipas saj nëse do ishin bërë rrugët që ka thënë Berisha , atëherë Shqipëria duhet të ishtë 5 herë më e madhe nga sa është.
Gjermeni pohoi se sipërmarrësve të punëve publike i duhen paguar faturat pasi prej muajsh moskryuerja e pagesave ka vënë në kolaps ata dhe punëtorët që nuk janë paguar prej kohësh.
Deputetja theksoi se kreu i qeverisë duhet të kishte bërë me kohë ndërtimin e kolektorëve në zonat bregdetare dhe jo të kërcënonte se do prishë lokalet në bregdet se derdhin ujrat e zeza në det.
Së fundi, ajo nënvizoi se kryeministri premtoi rritje rrogash e pensionesh vitin tjetër, por deri atëherë jetesa për qytetarët shqiptarë do jetë shumë e vështirë për shkak të rritjes së çmimeve. "Deri në 2011-ën shqiptarët nuk mund të vdesin. Jetesa është bërë shumë e vështirë sepse janë shtrenjtuar të gjitha ushqimet", nënvizoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›